Aktualitet

Abuzimi me 13-vjeçaren/ Banorët: Burrë i qelbur, ishte manjak me të mitur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 12/09/20 |
Al Do

Abuzimi me 13-vjeçaren nga Blerim Bizgjoni ka tronditur banorët e fshatit Vërdovë të Pogradecit. Njëra prej tyre shprehet për ABC News se Bizgjoni njihej si njeri problematik dhe që abuzonte me vajzat e mitura.

“Si burrë i qelbur njihet. Jemi shumë të tronditur se kemi fëmijë. Ishte manjak për të mitur. Ja ku ishte atje. E dinë ata, e dinë atë budallanë edhe.. ”, shprehet njëra prej banorëve të zonës duke lënë të kuptohet se banorët kishin dijeni për rastin.

Ndërkohë, një tjetër tregon se nuk kishte dijeni për ngjarjen e rëndë.

Do të duhej që 13-vjeçarja të denonconte vetë abuzimin nga Blerim Bizgjoni, rreth një muaj pasi ai e kishte përdhunuar dhe e kishte kërcënuar me jetë nëse ajo do të tregonte.

Mësohet se vajza vinte nga një familje e varfër ku i ati kishte probleme të shëndetit mendor dhe e ëma ishte pa punë.

46-vjeçari duket se ka përfituar nga kjo situatë. Vajza e tij ishte shoqe me të miturën e abuzuar. Kështu ai e kishte marrë atë në shtëpinë e vet disa herë ku kishin nisur edhe ngacmimet. Me vone kishte filluar ta prekte ne vende intime deri sa ne diten e Kurban Bajramit ai e kishte nxjerre gocen ne ballkon dhe i kishte thene qe kryenin marredhenie seksuale.

Pas asaj dite e kercenonte se nese do tregonte ai do ta vriste./ Opinion.al

Pas