Aktualitet

Abuzimi i 13-vjeçares në Pogradec/Gjykata jep 40 ditë burg për 46-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 14/09/20 |
Al Do

Gjykata e Pogradeciat ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për 40 ditë, për Blerim Bizgjonin, i akuzuar për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare në fshatin Vërdovë.

Policia e arrestoi 46-vjeçarin ditën e shtunë pas denoncimit të të miturës. Sipas policisë, Bizgjoni ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur me 13-vjeçaren.

Ai e merrte vajzën nga familja me pretendimin për t’u kujdesur për të, pasi babai i vajzës është me probleme mendore dhe familja është në kushte të vështira ekonomike.

Kontrolli mjekësor gjithashtu e ka vërtetuar faktin që e mitura është abuzuar ndërsa 46-vjeçari nuk i ka pranuar akuzat gjatë seancës kur i është komunikuar masa. /Opinion.al

Pas