Gjykata e Pogradeciat ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për 40 ditë, për Blerim Bizgjonin, i akuzuar për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare në fshatin Vërdovë.
Policia e arrestoi 46-vjeçarin ditën e shtunë pas denoncimit të të miturës. Sipas policisë, Bizgjoni ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur me 13-vjeçaren.
Ai e merrte vajzën nga familja me pretendimin për t’u kujdesur për të, pasi babai i vajzës është me probleme mendore dhe familja është në kushte të vështira ekonomike.
Kontrolli mjekësor gjithashtu e ka vërtetuar faktin që e mitura është abuzuar ndërsa 46-vjeçari nuk i ka pranuar akuzat gjatë seancës kur i është komunikuar masa. /Opinion.al