Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abuzimet seksuale, dorëheqje masive peshkopësh në Kili

2018/05/18 at 9:59 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzimet seksuale, dorëheqje masive peshkopësh në Kili

Të gjithë peshkopët e Kilit, 34 në total, i ofruan dorëheqjet e tyre Papa Françeskut në kuadër të skandalit të abuzimeve seksuale nga priftërinjtë dhe mbulimit të tyre.

Peshkopët u kërkuan falje viktimave dhe kishës për gabimet e tyre të rënda dhe fshehjen e së vërtetës.

Peshkopët e ndërmorën këtë hap pas 3 ditësh bisedime krize me Papën në Romë për skandalin. Nuk është e qartë nëse Papa Françesku i ka pranuar dorëheqjet e tyre, por kreu i Vatikanit është kritikuar ashpër më herët në Kili për vendimin e tij për të emëruar një peshkop, që akuzohet se mbuloi abuzimet seksuale të një prifti.

Në janar, Papa tha se ndiente dhimbje dhe turp për skandalin që ka tronditur Kishën Katolike në Kili. Kjo është hera e parë në historinë e kishës katolike, që krerët e saj në një vend janë të gatshëm të lënë detyrën.

“Duam të lajmërojmë se të gjithë peshkopët që erdhën në Romë e kanë lënë detyrën e tyre në duart e Papës përmes një letre të hapur, në mënyrë që ai të vendosë lirisht për secilin prej nesh. Duam që t’iu kërkojmë falje viktimave për dhimbjen që përjetuan, por edhe Papës, njerëzve të Zotit dhe vendit. I falënderojmë viktimat për rezistencën e tyre, pavarësisht vështirësive personale, shpirtërore, sociale dhe familjare që iu desh të durojnë, shpesh të pakuptuar dhe madje të sulmuar nga përfaqësues të kishës”, tha Juan Ignacio González Errázuriz, peshkop i Shën Bernardit në Kili.

Viktimat e dhunës seksuale të priftërinjve në Kili thanë se Papa duhet të pranojë dorëheqjet e tyre, sepse peshkopët dhe drejtuesit e kishës në vend nuk ditën të mbrojnë të dobëtit, i ekspozuan ndaj abuzimit dhe më pas ndaluan drejtësinë./T.Ch/

Etiketa: abuzimet seksualedoreheqje masiveKilipeshkopet

Ju sugjerojmë

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar
Aktualitet

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar

6 Tetor, 2025 8:44 am
Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor
Kronikë

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

6 Tetor, 2025 8:40 am
Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt
Kryesore

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt

6 Tetor, 2025 8:37 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 6 tetor 2025

6 Tetor, 2025 8:34 am
I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

5 Tetor, 2025 12:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Para
Euro në nivelin e 126 lekëve/ Banka e Shqipërisë: Goditje kalimtare

'Euro në pikiatë', flasin ekspertët: Kriza po vjen nga futja në treg e parave të pista

Një parfum me aromën e trupit? Ja si funksionon

Një parfum me aromën e trupit? Ja si funksionon

Keni qime të shumta në mjekërr? Femra lexojeni patjetër këtë artikull

Keni qime të shumta në mjekërr? Femra lexojeni patjetër këtë artikull

TE FUNDIT

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar
6 Tetor, 2025

Sot nis viti i ri akademik. Deri më tani janë regjistruar afro 20 mijë maturantë, të cilët tyre kanë zgjedhur...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor
6 Tetor, 2025

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll. Dy automjete dhe...

Lexo më shumë

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt
6 Tetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, deklaron se forca e tij politike do të mbështesë kandidaturën e Florian Binajt...

Lexo më shumë

Horoskopi, 6 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
6 Tetor, 2025

DASHI Dita sjell energji dhe dëshirë për veprim: impulsi është i fortë dhe duket pothuajse i pamundur të ndalet, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com