Është lënë në fuqi masa e sigurisë “Arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe.
Kujtojmë se ditën e sotme ka qenë seanca gjyqësore në GJKKO lidhur me të gjitha akuzat që rëndojnë mbi ish-kryebashkiakun për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Bëhet me dije se Tushe ka kërkuar lirinë, me pretendimin se vuan nga disa sëmundje, si zemra, diabeti, gurët në tëmth dhe kolesteroli i lartë por kjo nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues.
Në burg janë lënë dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar të Bashkisë Lushnjë, përkatësisht shtetasit Flamur Peqini, Blerta Turaku, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Bektash Neza dhe Gazment Cela./Opinion.al