Ditën e sotme Gjykata e Durrësit vendosi sot detyrim paraqitje për nëndrejtorin e Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, i cili fundit akuzohej për falsifikimi dhe shpërdorim të detyrës.
Mësohet se e njëjta masë u dha edhe për dy të arrestuarit e tjerë, specialistin F. Rexho. dhe ekonomistin R.K. Kujtojmë që një ditë më parë Isaku u vetëdorëzua në polici, pasi ishte i shpallur në kërkim.
Çfarë u zbulua nga përgjimet
Isaku është mbajtur për disa muaj në përgjim, nga ku ka rezultuar se në cilësinë e drejtorit të ALUIZNI-t në Durrës ka legalizuar me tituj pronësie dy persona, të cilët kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.
Bëhet fjalë për dy truaj në zonën e plazhit në Durrës, përkatësisht 123 metra katrorë dhe 500 metra katrorë, që janë përfituar nga dy të rinj, një nga Durrësi dhe tjetri nga Berati, në dëm të pronarit të vërtetë të tokës. Njëri prej bashkëpunëtorëve të Isakut, R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, është ndaluar, ndërkohë është shpallur në kërkim F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë specialist në këtë institucion./ Opinion.al E.Xh.