Kryesore

Abetarja unike Kosovë-Shqipëri/ Kurti: Shërben për popullin që ecën i bashkuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 01/09/22 |
Opi Nion

Në një ceremoni të zhvilluar në Gjakovë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se abetarja e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë i shërben popullit që ecen përpara i bashkuar.

Sipas Kurtit, fati i shkollës shqipe ka qenë i lidhur me fatin e kombit tonë ndërsa shton se sot kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare unike.

“E nderuar ministre e Arsimit në Shqipëri dhe në Kosovë, të nderuar autorë të abetares, të nderuar mësues dhe nxënës. Alfabeti ynë i përbashkët do të mësohet në një abetare të përbashkët. Abetarja e përbashkët shërben për një popull që ecën përpara i bashkuar. Fati i shkollës shqipe ka qenë i lidhur me fatin e kombit tonë. Sot kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare unike, kështu po materializohet frymëzimi i trashëguar ndër breza.

Duhet të kujtojmë me nderim të gjithë ata pena që nuk u thyen, por shtruan rrugën e dritës, pavarësisht sakrificave të mundimshme. Jam i lumtur që kemi në dorë abetaren e përbashkët, që u zotuam që ta kemi në mbledhjen e përbashkët të qeverive tona. Do shpërndajmë edhe tekst për gjuhën për shqiptarët në mërgatë. Vetëm bashkë mund të shtyjmë përpara përparimin dhe dijen. Shkolla do të bëjë të mundur edhe edukimin vleror. Udha e shkronjave është e gjatë dhe vështirë, iu qoftë e mbarë rruga e diturisë për ju vogëlushë, nga ky libër përplot diell në fletët e tij”, deklaroi kryeministrii Kosovës Albin Kurti.

Pas