Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me botimin e abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë.
Në një status në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se abetarja e përbashkët ka ardhur si rrjedhojë e vullnetit të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.
“GËZUAR ABETAREN E PARË TË UNIFIKUAR, krijesë e bashkimit të vullneteve të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjithë fëmijët shqiptarë këtej e andej bjeshkëve, e kudo ata ndodhen”-shkruan Rama.