Aktualitet

Abazoviç flet nga Ukraina: Jemi këtu për të mbështetur Ukrainën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:09 - 15/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç së bashku me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama ndodhen në Ukrainë, me ftesë të presidentit, Volodymyr Zelensky.

Dy kryeministrat mbërritën në orët e para të mëngjesit dhe kanë vizituar disa prej qytezave të shkatërruara nga lufta si Borodjanka dhe Irpini, por mes tyre edhe Bucha-n, ky dhjetëra civilë u gjetën të masakruar dhe të lidhur nga forcat ruse.

Për këtë vizitë ka folur për mediat kryeministri i Malit të Zi i cili tha se ata patën mundësinë të vizitojnë qytetet e shkatërruara nga lufta dhe të dëshmojnë një katastrofë të madhe humanitare.

“Të gjithë po vlerësojnë shumë përpjekjet e Malit të Zi dhe vendeve të tjera të rajonit për të treguar solidaritet me popullin ukrainas. Ne jemi për gjetjen e një zgjidhjeje në dialog, por gjëja më e rëndësishme është ndalimi i aktiviteteve të luftës, agresionit dhe vrasjes së civilëve. Është tragjike ajo çka pamë dhe dëgjuam. Infrastruktura e shkatërruar, dhe përfundimi është i thjeshtë – duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet. Pavarësisht nga të gjitha dilemat dhe dyshimet që ne kemi në shoqëri, gjëja më e rëndësishme është të jetojmë në paqe, ky është supozimi më i rëndësishëm i çdo gjëje”,-tha ai më tej.

Përpara një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Abazovic theksoi se ata ishin “aty për të mbështetur”./ Opinion.al

Pas