TIRANË- Një 16 vjeçar ka dëshmuar se në protestën e PD mbajtur më 8 dhjetor kur u dogj edhe bunkeri ka qenë i paguar. Xhuljano Ç. Ka dhënë në polici se ka marrë 10 mijë lekë të vjetra për gjuajtur me gurë.
“Policia më ka arrestuar në Tiranë, përpara Kryeministrisë. Në polici kam deklaruar ato që ndodhën në protestë, ato që unë bëra atje”. Më tej ai thotë se ka qenë i shtyrë të qëllonte.
“Shuma që mora është qesharake, po ta thuash. Kam marrë vetëm 10 mijë lekë të vjetra. Ishte një autobus plot i nisur nga Durrësi që morën nga 10 mijë lekë”, thotë me tej adoleshenti. /GSH/