Aktualitet

A u shfaqën ufot ne sulmin rus në Siri?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:28 - 27/11/15 |
b.f

Pyetja “A ekzistojnë alienët” vazhdon të trondit mendjet e njerëzve, ndërsa disa nga ekspertët e UFO-ve duan të tregojnë me fakte ekzistencën e tyre. Hulumtuesit me bazë në Meksikë kanë marrë videon e publikuar nga një media e huaj gjatë sulmit ajror rus në Siri, ku pretendojnë se kanë filmuar dy objekte të paidentifikuara, që mund të jenë UFO. Faktet e hulumtuesit Carlos Clemente paraqiten në një emision në televizionin spanjoll, të cilat publikojnë një video të edicionit të lajmeve të televizionit “Russia Today”. Në emisionin e televizionit rus publikohen pamjet e kapura me dron të sulmit ajror të Rusisë ndaj Sirisë. Gjatë bombardimit, në shtëllungën e tymit të krijuar pas shpërthimit dallohen dy objekte të cilat lëvizin. Sipas studiuesit, dy mjetet fluturuese janë UFO, ndërsa jep shembuj të ekzistencës së tyre edhe përmes videove të siguruara ndër vite të objekteve të dyshimta fluturuese.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas