Mbrëmja e festivalit ‘Top Awards qe e mbushur me plot të pranishëm, stil dhe glamour.
Mirëpo, në këtë mbrëmje, pati edhe incidente siç është rrahja e gazetarit të Klan Kosova apo edhe ofendimet e prezantuesëve për ata që e refuzuan këtë eveniment, shkruan Indeksonline.
Ndërkohë që një incident i vogël ndodhi midis Miriam Canit dhe Kidas. Dy këngëtaret teksa po e shkëmbenin çmimin e fituar nga Kida, për pak sa nuk u puthën në buzë.
Nëse do ndodhte një gjë e tillë, do të ishte kulmi i kësaj nate me shumë zhurmë.