Britmat, që vinin nga brenda shtëpisë së të moshuarve “Strehe dhe shpresë” në zonën e kinostudios kanë alarmuar qytetarët, të cilët kanë filmuar nga jashtë momentet e tmerrit. Më pas video është publikuar në rrjetet sociale.
Qytetarët kanë dyshuar se brenda qendrës private po ushtrohej dhunë ndaj një prej të moshuarve rezident.
Nisur nga kjo video , pak orë më pas në shtëpinë e të moshuarve “strehe dhe shprese” kanë mbërritur inspektorët e Inspektoratit të Punës dhe drejtoresha e Standardeve për Shërbime Shoqërore.
Pas marrjes në pyetje të stafit, drejtuesve dhe rezidenteve në qendër, burime brenda inspektoriatit thanë për Televizonin Klan se nuk bëhet fjale për një rast dhune. Sipas tyre, kujdestari dhe pergjegjesi i qendrës kanë ndërhyrë për të qetësuar një të moshuar i cili vuante nga epilepsia.