Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A u bë drejtësi për Gërdecin?

2016/03/15 at 9:49 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A u bë drejtësi për Gërdecin?

TIRANE- Rreth dy vite e gjysëm më parë në shtator në 2013-ës, Gjykata e Lartë dha përfundimisht vendimin për tragjedinë e Gerdecit, pas një procesi të gjatë nëpër gjykata që zgjati nga 2008-2013.

Gjykata e Lartë e ka cilësuar atë që ka ndodhur, jo si një vrasje të shumëfishtë, siç e nisi akuzën Prokuroria por një aksident teknologjik.

Sipas relacionit, Gjykata e Lartë mendon se në rastin e shpërthimit të fabrikës së Gërdecit nuk kemi të bëjmë me vrasje me dashje, sepse askush nga të pandehurit nuk ka synuar këtë pasojë, vdekjen e 26 personave dhe rrafshimin e disa fshatrave.

Sipas trupit gjykues, tragjedia është shkaktuar nga moszbatimi i rregullave të sigurisë teknike në punë dhe fajtorë për këtë ngjarje, ku u vranë 26 persona, janë punëdhënësit.

Gjithashtu, anëtarët e trupit gjykues kanë vendosur se gjykimi i shkurtuar për të pandehurit, fakt ky që është pranuar vetëm në Gjykatën e Apelit, është i drejtë, pasi, për ta, çdo i pandehur që pranon të “kursejë” ekonominë gjyqësore, ka të drejtë të përfitojë nga ulja e dënimit. Edhe ky arsyetim i trupit gjykues është nonsens, pasi të fituarit në këtë proces dolën vetëm të pandehurit, që aktualisht janë të lirë, ndërsa familjarët e viktimave të Gërdecit ende janë në kërkim të drejtësisë, edhe pse ky proces ka vijuar për plot vjet në gjykatat shqiptare.

APELI
Më herët në shkurt të 2013, Gjykata e Apelit u dhuroi lirinë të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit, Mihal Delijorgjit, Dritan Minxollit dhe Ylli Pinarit. Në vendimin e dhënë, treshja gjykuese ka dhënë vendim të formës së prerë, që parashikonte ulje të dënimit për ish-kreun e kompanisë MEICO, Ylli Pinari, ish-administratorin e kompanisë “Albademil” sh.p.k, Mihal Delijorgji dhe ish-drejtorin e fabrikës së demontimit të armëve, Dritan Minxolli.

Të tre të akuzuarit kanë përfituar ulje të dënimit me një të tretën, pasi Gjykata e Apelit ka vendosur të aplikojë përfundimisht gjykimin e shkurtuar.

Përsa u përket të pandehurve të tjerë, Agim Babameto, Rezart Tërshana dhe Besnik Dauti, të cilët kishin marrë pafajësi në Gjykatën e Shkallës së Parë, Apeli vendosi nga një vit burg për Babameton dhe Tërshanën dhe 3 vite burg për Dautin, por përkohësisht dënimi ndaj tyre është pezulluar.

Gjykata e Apelit ka vendosur në 2013 të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për: Agim Lala, i pafajshëm, Ardian Mullai, i pafajshëm, Shkëlzen Madani, 3 vite burg, Dashnor Çaushi, 3 vite burg, Armand Tartari, 1 vit burg, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha me 6 vite burg. Ky i fundit prej kohësh është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ju sugjerojmë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Para
Ja si do të jetë moti gjatë kësaj jave

Ja si do të jetë moti në ditët në vijimm

Edi Rama flet për Rendin, fut në kaos Tiranën

Edi Rama flet për Rendin, fut në kaos Tiranën

Pasul

Eliana...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
8 Qershor, 2025

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com