-U tha në Opinion

“A ta mbaroj more burr”, Lame ndërhyn në Opinion: E vërteta e Unazës së Re


               Publikuar në : 23:11 - 12/11/19 |
Geljano Fataj

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame kërkoi të futej në emisionin Opinion, për të sqaruar situatën e krijuar këtë të martë në zonën e Unazës së Re.

Në një lidhje telefonike, zoti Lame reagoi pasi ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu tregoi një foto ku gjysma e godinës ishte legalizuar gjysma tjetër jo.

“Gjysmë të vërtetat nuk bëjnë një të vërtetë. Unë jam i vjetër në debate dhe i pranoj me kënaqësi debatet. Nëse legalizimi i atij gjysme objekti është bërë përpara 2013, e kam thënë që janë bërë legalizime të paligjshme, veçanërisht në muajt e fundit të ndryshimit të qeverisë. Ai derziu që nuk ka arritur të paguaj, nuk e ka marrë legalizimin. Projekti fillestar i unazës ka qenë më i ngushtë, më pas që në kohën e zotit Berisha projekti u zgjerua. Janë bërë legalizime abuzive, në muajt e fundit para se të ndryshohej projekti. Edhe kur u bë projekti i ri, njësoj si nga ana tjetër, këto banesa do të prisheshin”, tha Lame.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, nëse shteti shqiptar ka bërë nga këto padrejtësi, drejtori i Kadastrës tha: Shteti shqiptar është i këtyre qytetarëve që i kanë votuar, shteti shqiptar të thash ka bërë marrëzi. Atje ka dhe objekte të vjetra, me leje ndërtimi në kohë të ndryshme.

Teksa gjatë fjalës së tij, të ftuarit kërkonin të ndërhynin dhe të përfshiheni në debat, zoti Lame në një moment e humbi durimin: A ta mbaroj more burr…/ Opinion.al

Pas