Enkelejd Alibeaj, në një prononcim për mediat këtë të hënë foli për tre legjislativa ligjore që Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend.
Bëhet fjalë për kthimin e burgut të Spaçit në muze kombëtar, hapjen e dosjeve, dhe iniciativën kundër përdorimit të simboleve të propagandës komuniste.
“PD ka depozituar në Kuvend tre legjislativa ligjore, kthimi i burgut të Spaçit në muze kombëtar, e dyta është hapja e dosjeve, së treti është iniciativa kundër përdorimit të simboleve të propagandës komuniste.”- deklaroi Alibeaj.
I pyetur nga gazetarët se a rrezikon PD të përsërisë 6 marsin, Alibeaj deklaroi armiku i vërtetë i shqiptarëve është Edi Rama.
“Ka qenë me kryetarë të degëve të veriut, këtë javë mund të kemi me ata të jugut. Është momenti që të gjitha strukturat e PD të bëhemi gati për atë që është një nga misionet tona kryesore. Që është përballja në procesin zgjedhor. Një detyrim e kemi ndaj demokratëve, armiku kryesor i shqiptarëve sot është Edi Rama dhe regjimi i tij”- shtoi Alibeaj.