Lajm i mirë nga Kosova.
Vetëm tetë pacientë me koronavirus aktualisht janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Prej tyre 3 raste janë në terapi intensive, ndërsa pesë të tjerët janë në gjendje të stabilizuar.
Infektiologu Valbon Krasniqi ka thënë dje se Kosova po shkon drejt zeros në infektime, megjithatë ai theksoi se rreziku nuk ka përfunduar akoma.
Sakaq, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar gjithsej 861 raste me koronavirus, prej të cilëve janë shëruar 561 persona./Opinion.al