Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po “shikon” Europa më mirë me Ambasadorin e ri?

2018/11/14 at 4:52 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A

Nga Blendi Fevziu


Ambasadori i ri i BE në Tiranë, Luixhi Soreka, ka dalë dje në Opinion, duke prezantuar një profil të ri të postit që ai drejton. Ndryshe nga 3 vitet e drejtuara nga zonja Vlahutin, Ambasadori i ri, në vetëm 8 javë ka arritur të shohë dhe lexojë gjëra që duket se janë thelbësore në këtë vend. Dhe për të cilat deri më sot, ka folur kryesisht Ambasadori Amerikan në Tiranë, kanë folur struktura në Bruksel, por thuajse asnjëherë përfaqësia diplomatike europiane në Tiranë.

Ambasadori i ri e vuri theksin tek një problem që po bëhet sfilitës në këtë vend dhe që së fundmi, po përvijohet edhe si kushti bazë për hapjen e negociatave në Qershor: lufta kundër krimit dhe lidhjet e krimit me politikën!

E para, Soreka deklaroi se për të luftuar krimin dhe mafian ka një formulë që ka dhënë rezultate konkrete kudo në botë: “Ndiq Paratë”! Ai e përsëriti këtë 4 herë, sikur të kishte më shumë nformacione se sa ne vetë për investimin e parave të pista të kanabisit dhe drogës në tregun e pasurive të patundshme; në atë të ndërtimit dhe siç dyshohet edhe në atë të PPP – ve. Soreka ka plotësisht të drejtë.

Nëse paratë e paligjshme të krimit, të përfituara nga aktivitet kriminal në Shqipëri apo në Europë, do të investohet në këtë vend, mafia do të jetë investitori kryesor në Shqipëri dhe kjo është dëshpërimisht e frikshme. Nga ana tjetër, paraja dhe pasurimi është bërë aktiviteti i parë i krimit dhe ky i fundit nuk mund të goditet veçse duke e ndjekur atë nga ky drejtim. Dhe duke ju prerë burimin e parave!

E dyta, Soreka deklaroi se lidhjet e politikës me krimin motivohen kryesisht nga nevoja e politikës për vota dhe nga administrimi që mafia ju bën shpesh atyre përmes kontrollit të territorit dhe kërcënimit të popullatës. Për të prerë lidhjet e politikës me krimin, më e thjeshta është ta bësh ta pamundur trafikun e votave. Dhe të ndëshkosh rreptë jo vetëm atë që manipulon votën, por edhe atë politikan që tenton ta negociojë atë me krimin.

E treta, Soreka deklaroi se lufta ndaj krimit, nuk duhet reduktuar vetëm në kapjen e kriminelëve, por duhet të shtrihet deri tek dënimi i tyre dhe përtej, tek bllokimi i kontakteve të tyre nga burgu me botën e krimit jashtë. Për këtë ai solli si një shembull suksesi ligjin 41/Bis, që ndryshoi në mënyrë radikale situatën e krimit në Itali. Ky ligj autorizon izolimin e plotë të kriminelëve të rrezikshëm duke mos lejuar komunikimin e tyre me jashtë burgut. Zbatimi i tij është thjeshtë test që do tregojë se sa e pavarur është politika në Shqipëri nga krimi.

Të treja këto përfundime, qenë deklarata që nga ambasada e BE nuk ishin dëgjuar në Tiranë. 16 vjet më parë, Ambasadori Amerikan Xhefri i ishte drejtuar kriminelëve në publik me deklaratën: “Baronë të krimit ju njohim, do t’ju ndjekim kudo që të jeni”!

Që nga ajo kohë lufta kundër bandave, krimit dhe përfshirjes së tyre në politikë ka qenë thjeshtë ekskluzivitet i Ambasadorëve Amerikanë. Siç ndodhi në vitet e fundit me Lu. Tashmë, duket se BE ka nisur të shohë atë problem që amerikanët e shihnin prej vitesh. Dhe qëështë një ndihmë reale për Shqipërinë. Ardhja e Sorekës në krye të delegacionit jep edhe një garanci personale në këtë drejtim.

Ai duket në modelin e ambasadorëve që janë më shumë njerëz të aksionit. Siç deklaroi, ka hipur vetë në avionin e Guardia Di Financës për të parë situatën e kanabisit në Shqipëri. Situatë për të cilën zonja Vlahutin nuk foli qoftë edhe një herë. Ai vjen nga një karrierë si njeri i ligjit dhe Prokuror i Antimafias në Siçili. Ka qenë atje në një periudhë lufte të hapur mes mafias dhe ligjit, ku ka parë shumë nga kolegët e tij që kanë humbur jetën në këtë betejë. Por ka pasur fatin të shohë edhe falimentimin publik të krimit në raport me shtetin.

Ndaj ai e di, se një vend ku banditët dhe kriminelët lëvizin lirshëm në mes të qytetit dhe ku trafikantët zgjidhen deputetë nuk është një vend normal.

Tani kur veç Ambasadës së SHBA edhe kjo e BE shton një zë më tepër kundër krimit; dhe kur në Shqipëri, për fat të keq, besimi tek Ambasadat e huaja është më i madh se sa ai tek Drejtësia dhe Politika, çdo presion që vjen prej tyre është një bonus më shumë për një Shqipëri më normale dhe pa lidhje të krimit me politikën!

 

Etiketa: ambasadorieuropaluigji soreka


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Shembja e banesave tek Astiri, Basha: Dy herë vija e kuqe për PD

Shembja e banesave tek Astiri, Basha: Dy herë vija e kuqe për PD

Moderatorja i zë vendin Ledionit,ja kush do e prezantojë ‘The Voice Kids’

Moderatorja i zë vendin Ledionit,ja kush do e prezantojë 'The Voice Kids'

Bruksel/ Mogherini: 2019-ta, viti ku do shënohen suksese nga Shqipëria

Bruksel/ Mogherini: 2019-ta, viti ku do shënohen suksese nga Shqipëria
















TE FUNDIT

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
13 Maj, 2025

4 qarqet ku PS ka marrë fitoret me diferencat më të thella përballë Koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore janë Fieri,...

Lexo më shumë

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
13 Maj, 2025

Pas denoncimit të bërë nga partia ‘Mundësia’ për shpalljen e pavlefshme të disa fletëve të votimit, situata tek qendra e...

Lexo më shumë

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
13 Maj, 2025

Kryeministri Rama ka reaguar pak minuta pasi kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se do të organizojë një protestë më...

Lexo më shumë

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
13 Maj, 2025

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com