Rreziku dhe frika ndaj sulmeve të papritura të ISIS sa vjen e shtohet.
Këtë herë një tjetër deklaratë paralajmëruese ka shqetësuar opinionin publik në Gjermani.
Një ish-xhihadist i arratisur nga ISIS ka deklaruar për të përditshmen gjermane “Der Spiegel” se ISIS po përgatit një sulm masiv në Europë.
“Ata po përgatitin diçka të madhe. Një sulm si ai i Parisit, por që do të ndodhë në të njejtën kohë në disa shtete”, tha 27 vjeçari Harry S.