A po ndryshon Shkodra drejtim? Partia Socialiste është në avantazh deri në këto momente teksa janë numëruar 108 nga 247 qendra votimi që ka kjo bashki.
Kandidati socialist, Benet Beci është në avantazh ndaj rivalit të tij të “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.
Sipas të dhënave të KQZ, Beci ka marrë momentalisht 14366 vota, teksa Spahia 9624 vota.
Nëse kandidati socilaist fiton këto zgjedhjet atëherë do të jetë hera e parë që kjo bashki do të qeveriset nga të majtët që prej vitit 1991./Opinion.al