Këngëtarja Beyonce Knowles nuk po e përballon mirë shtatzëninë e dytë dhe mesa duket që pas pritjes së fëmijës së dytë, ajo nuk i ka punët edhe aq mirë me bashkëshortin e saj Jay Z.
Tabloidet rozë, raportojnë se kohët e fundit ata nuk janë parë më bashkë dhe besohet se kjo nuk mund të jetë prej angazhimeve të shumta.
Sipas burimeve të ‘Life & Style’ thuhet se Beyonce nuk po e përballon shumë mirë shtatzëninë dhe është gjithmonë në një gjendje të acaruar dhe me nerva.
Këngëtarja është në muajin e katërt, dhe zënkat mes tyre janë bërë më të shpeshta, madje edhe në syte e vajzës së vogël Blue Ivy Carter.