Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po luan evolucioni një rol në mbrojtjen e rinisë nga koronavirusi

2020/05/04 at 7:41 PM
në -Shëndeti, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A po luan evolucioni një rol në mbrojtjen e rinisë nga koronavirusi

Ndër pyetjet më të shpeshta në provimet e biologjisë së shkollës së mesme janë se si bakteret fitojnë rezistencë ndaj antibiotikëve dhe pse duhet bëjmë vaksinen ndaj gripit çdo vit kur vaksinimi ndaj poliomielitit siguron imunitet gjatë gjithë jetës.


A mund të aplikohet teoria e evolucionit të Darvinit –seleksionimi natyror -tek pandemia Covid-19?

A është e vërtetë që ata që përshtaten më së miri me mjedisin dhe ata më të fortët mbijetojnë? Të moshuarit, shumë të vegjëlit dhe ata me sistem imunitar të dobët, janë grupmoshat më të rrezikuara në këtë pandemi.

Prandaj është interesante të theksohet se demografia para dhe pas periudhës së adoleshencës, për të cilën mësojmë teoritë e Darvinit dhe zbulimet e Pasteur mbi vaksinat, është ndikuar më së paku nga ky koronavirus.

Pandemia e gripit H1N1 e vitit 1918, e njohur edhe si gripi spanjoll, i cili vrau rreth 50 milion njerëz në të gjithë botën, u karakterizua nga një shkallë e lartë vdekjeje midis të rriturve të shëndetshëm mes moshave 25 dhe 34. Ajo zgjati nga janari 1918 deri në dhjetor 1920 dhe infektoi 500 milion njerëz, por jo të moshuarit. Supozohet se ata mund të kenë fituar imunitet duke mbijetuar nga pandemia ruse e viteve 1889-90.

Gripi spanjoll duket se ka prekur të rinjtë mbi moshën e pubertetit. Kjo ishte në ditët para se të zbulohej penicilina; dhe shumë vdekje mund të mos jenë shkaktuar nga vetë virusi i gripit, por nga infeksione dytësore bakteriale. Është interesante se kur i njëjti virus H1N1 shkaktoi një pandemi në 2009, shkalla e vdekshmërisë ishte gjithashtu më e ulta midis fëmijëve të kësaj grupmoshe.

Epidemiologët Judith Glynn dhe Hilary Boëer, në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, kanë kryer disa studime në shkallë të gjerë për sëmundjet infektive në Afrikë. Gjatë shpërthimit të virusit Ebola, ata gjithashtu zbuluan që rreziqet relative nga ekspozimi, janë më të ulta për ata në grupmoshën 10 deri në 14 vjeç. Edhe pse vlerësimi i vdekshmërisë dhe shkallës së sëmundjeve të shkaktuara nga pandemitë është i vështirë, një prirje duket se del nga pandemitë aktuale dhe ato të mëparshme. Fëmijët para dhe pas pubertetit duket se tregojnë një rrezik më të ulët ndaj infeksioneve virale, në krahasim më  pjesën tjetër të popullatës.

A e ka përcaktuar evolucioni këtë grupmoshë si më të mirën midis nesh? A ndodh kjo sepse kemi nevojë për këtë demografi, për të riprodhuar specien tonë dhe për të parandaluar një zhdukje? Nëse po, si e ka mbrojtur evolucioni këtë demografi nga sulmet?

Shkencëtarët norvegjezë John Moxnes dhe Olav Christophersen sqarojnë se sistemi imunitar ndikohet fuqimisht nga hormonet, përfshirë hormonet riprodhuese. Ata spekulojnë që përfshirja (tkurrja) e timusit (hormonet timike ndihmojnë në stimulimin e imunitetit të lindur dhe të përshtatur) që fillon në pubertet, të jetë një nga arsyet pse disa sëmundje infektive duket se janë më pak vdekjeprurëse kur prekin fëmijët.

Lederberg sugjeron që ne jemi të prirur të besojmë se natyra është dashamirëse; jemi arrogant të pohojmë se kemi mjete për të përjashtuar vetveten nga pandemitë. Por konkurrentët tanë kryesorë për sundim, jashtë specieve tona, janë mikrobet: viruset, bakteret dhe parazitët. Ata mbeten një kërcënim i vazhdueshëm për mbijetesën tonë.

Me përpjekjet për të zbuluar një vaksinë për koronavirusin që shkakton Covid-19, është gjithashtu interesante të theksohet se Darvini propozoi teorinë e tij në të njëjtën kohë kur Pasteur zbuloi vaksinën. Ndërsa një kthim në normalitet është i mundur vetëm me zbulimin e një vaksine, shqetësimet lidhur me evolucionin Darvinian të këtij koronavirusi janë të shumta. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Jeta pas karantinës, si e ka ndryshuar koronavirusi industrinë e filmit

Jeta pas karantinës, si e ka ndryshuar koronavirusi industrinë e filmit

Ja pse karantina po shkakton probleme me gjumin dhe lodhjen

Ja pse karantina po shkakton probleme me gjumin dhe lodhjen

Meksika shet vilën e trafikantit “të qiejve”, paratë për luftën anti-COVID

Meksika shet vilën e trafikantit "të qiejve", paratë për luftën anti-COVID
















TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com