Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po godet Prokuroria “Të paprekshmit”?

2016/02/04 at 5:51 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
A po godet Prokuroria “Të paprekshmit”?

Nga Blendi Fevziu –


Prokuroria ka hedhur së fundmi një hap në atë drejtim që ka qenë pika e saj më e dobët, ndëshkimi i personave me pushtet dhe të fuqishëm. Thënë ndryshe, ajo ka tentuar të godasë “të pandëshkueshmit” siç quheshin rëndom deri tani dhe të verë në bankën e të akuzuarve ata që e kanë shmangur gjithnjë gjykimin dhe ndëshkimin, politikanët. E ka bërë këtë duket dërguar direkt në gjykatë, me mandat arresti, ish Ministrin Spiro Ksera, që akuzohet për një shpërdorim prej 300 milion lekësh përmes fallsifikimit të dokumentave zyrtare. Nuk mund të gjykoj për rastin Ksera sepse as e njoh dhe as ka ndonjë vendim të gjykatës. Në parim, ndëshkimi i korrupsionit është një detyrë e Prokurorisë dhe një kërkesë unanime e gjithë opinionit publik në Shqipëri. Nëse ka vjedhur apo jo Spiro Ksera, do ta vendosë gjykata dhe ai do të mbajë pasojat e atij vendimi.  Problemi nuk është tek rasti konkret, por tek pyetja që po shtrohet rëndom këto ditë: A është Rasti Ksera, ose Spiro Ksera, shembulli për të treguar se në Shqipëri ligji po ndëshkon zyrtarët e lartë?! Apo që Prokuroria Shqiptare po prek “të paprekshmit”?! Përgjigja ime do të ishte pa asnjë ekuivok, JO!

Nëse Ksera do të gkykohej si një rast i shkeljes së ligjit apo përfitimeve të paligjshme, gjithçka do të ishte krejtësisht normale. Mjafton që të zbatoheshin procedurat ligjore dhe respektimi i tyre. Do të ishte një rast i zakonshëm, nga ata që duhej ta përshendesnim të gjithë. Për fat të keq, “Rasti Ksera” u shit si goditje ndaj “Kokave të mëdha” dhe gjithë stili i ndalimit duket se i shërbente kësaj ideje. Ksera u prangos dhe u dërgua në burg pa u dëgjuar. U mbyll pas kafazit të hekurt dhe u la në burg pa afat për një krim të cilin prokuroria e ka hetuar deri në fund dhe që mund të gjykohej edhe në arrest shtëpie. U krijua përshtypja se Prokuroria po godiste “politikën” kur në fakt, po godet veç një njeri që nuk ka as ndikim dhe as mbështetje politike. Dikush mund të thotë që s’ka rëndësi nëse beteja nis nga peshqit e vegjël apo ata të mëdhenj, përderisa ajo në fund ndëshkon një njeri për veprimet e tij. Edhe kjo është e vërtetë, por zgjedhja e një personi pa ndikim dhe pa fuqi për ta përdorur si shembull të ndëshkimit të personave të fuqishëm, vetëm sa i bën më të paprekshëm ata.

Prokuroria po përdor atë që në shoqërinë shqiptare njihet si një prej fenomeneve më negative,  selektivitetin. Përmes një veprimi të tillë në vend të ndëshkojë korrupsionin ajo në fakt po tenton ta mbrojë atë. Sepse duke tentuar të qetësojë një opinion të mbarsur publik për mosdënimin e njerëzve të fuqishëm me “rastin Ksera”, ajo po tenton edhe fashitjen e një ndërgjegjie dhe reagimi qytetar që duhet përshëndetur. Po tenton ti vërë në gjumë ata.

Nëse Prokuroria do të niste punën e saj normale duhej të jepte përgjigje se kush i vodhi milionat e CEZ dhe cilët politikanë janë përfshirë në atë aferë?

Prokuroria duhej të jepte përgjigje për koncesionet në shëndetësi! Nëse ka të drejtë opozita me akuzat e saj apo Qeveria për atë që po bën.

Prokuroria duhej të jepte një version më të besueshëm për çështjen Doshi – Frroku, çështje për të cilën u thirr gjithë politika shqiptare dhe sot nuk njihet asnjë fajtor!

Prokuroria duhej të jepte një përgjigje për akuzat e ish opozitës për mazhorancën e sotme, akuza që ende nuk kanë një përgjigje nëse qëndrojnë apo kanë qenë thjeshtë elektorale.

Prokuroria duhet të thotë se si politikanë të rëndësishëm janë në dosjet e saj dhe deri më sot nuk janë thirrur asnjëherë, as për të dhënë shpjegime.

Prokuroria duhet të japë emrat e deputetëve të inkrimunuar, që me gjasë, rrezikojnë të mos ndëshkohen asnjëherë.  

Prokuroria ka gjetur të bëjë shembull Spiro Kserën. Dhe e dini përse? Sepse është i vetmi që si takon asnjë klubi politik. I vetmi që s’ka mbështetje politike dhe që s’i prish punë askujt. Nuk prek interesa dhe nuk zgjon interesa. Kaq! Mjafton statusi si ish ministër për të thënë se tashmë diçka ka ndryshuar dhe po goditen kokat e mëdha! Në fakt Spiro Ksera nuk është “kokë e madhë”, sado përgjegjësi që të ketë ai për rastin në fjalë. Spiro Ksera duhet të tregojë përpara drejtësisë nëse është fajtor apo i pafajshëm. Kjo është sfida e tij. Por edhe nëse njihet fajtor, në Shqipëri sërish nuk është dënuar askush. Sepse ata që kanë shkatërruar këtë vend; ata që e kanë vjedhur; ata që e nëpërkëmbin ligjin çdo ditë, nuk janë as Ksera dhe as niveli i tij. Qëndrojnë më lart, aty ku Prokurori ka frikë të ngrejë kokën e të shikojë…

Blendi Fevziu



Ju sugjerojmë

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
Aktualitet

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

27 Maj, 2025 8:05 pm
SHBA pezullon intervistat për viza studentore
Bota

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

27 Maj, 2025 7:45 pm
Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje
Politikë

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje

27 Maj, 2025 7:23 pm
“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit
Bota

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit

27 Maj, 2025 7:18 pm
Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme
Politikë

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme

27 Maj, 2025 6:47 pm
Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë
Bota

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

27 Maj, 2025 6:26 pm
“Kemi marrë kushtet e Ukrainës”, i dërguari i SHBA: Presim të njëjtën gjë nga Rusia
Bota

“Kemi marrë kushtet e Ukrainës”, i dërguari i SHBA: Presim të njëjtën gjë nga Rusia

27 Maj, 2025 6:19 pm
Broja rikthehet te Chelsea
Sport

Broja rikthehet te Chelsea

27 Maj, 2025 6:06 pm
Balluku: Synojmë ta dorëzojmë rrugën Qukës-Qafë Plloçë brenda verës
Politikë

Balluku: Synojmë ta dorëzojmë rrugën Qukës-Qafë Plloçë brenda verës

27 Maj, 2025 5:49 pm
Incidentet me gazetarët gjatë zgjedhjeve, OSBE reagon me shqetësim
Politikë

Incidentet me gazetarët gjatë zgjedhjeve, OSBE reagon me shqetësim

27 Maj, 2025 5:39 pm
Para
Tahiri: Zjarri në laborator aksidental, PD të kërkojë falje

Sulmi në Elbasan/ Tahiri i përgjigjet PD: Akuzoni për përfitime politike, i gatshëm të jap llogari para ligjit

Noka: Qeverisemi nga organizata kriminale. Tahiri ushtar i bandave, Rama kordinatori.

Noka: Qeverisemi nga organizata kriminale. Tahiri ushtar i bandave, Rama kordinatori.

Foto/ Ja statuja që dëshmon se laptopët kanë ekzistuar në lashtësi ?!

Foto/ Ja statuja që dëshmon se laptopët kanë ekzistuar në lashtësi ?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
27 Maj, 2025

Një tjetër grup prej 30 emigrantësh është nisur nga Italia drejt Shqipërisë mëngjesin e kësaj të marte. Emigrantët, të cilën...

Lexo më shumë

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

SHBA pezullon intervistat për viza studentore
27 Maj, 2025

Administrata Trump po shqyrton mundësinë që t’u kërkojë të gjithë të huajve që aplikojnë për të studiuar në Shtetet e...

Lexo më shumë

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje
27 Maj, 2025

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve po shqyrton këtë të martë kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshme rezultatin...

Lexo më shumë

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit
27 Maj, 2025

I dërguari special i SHBA-së për konfliktin në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka bërë të ditur se një marrëveshje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com