Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po fshihen lejet e ndërtimit? Grupi hetimor në Durrës has vështirësi

2019/12/06 at 6:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Shembet me shpërthim të kontrolluar godina 4-katëshe në Durrës

Hetimet për godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit po hasin vështirësi.


Pas tërmetit të 26 nëntorit, Prokuroria e Durrësit nisi hetimet për të vënë para drejtësisë përgjegjësit në rastet e godinave të dëmtuara të cilat janë ndërtuar jashtë standardeve. Por prokurorëve nuk po i vihen në dispozicion dokumentat e nevojshëm.

Burime nga Prokuroria e Durrësit i thanë “Abc News” se në bashki mungojnë dokumentet për lejet e ndërtimit, të dhëna vitet e fundit. Po ashtu, prokurorëve nuk u janë vënë në dispozicion akt-konstatimet e objekteve që janë dëmtuar më 26 nëntor.

ABC News raporton se: Prokurorët që po kryejnë hetimin, u kanë kërkuar inxhinierëve që po bëjnë akt-konstatimet në terren, që të mbajnë shënime të detajuara në lidhje me të gjitha objektet, ku kanë kryer verifikime, në të kundërt, ata janë paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi penale.

Deri tani prokurorët kanë marrë mostra në të gjitha objektet ku janë konstatuar dëme deri më tani dhe janë dërguar në laboratorë për të analizuar cilësinë e betonit dhe elasticitetin e tij. Por një pjese e objekteve ku ka pasur viktima janë të legalizuara, por mungon dokumentacioni tekniko-ligjor për cilësinë e punimeve.

Një tjetër problem që po has prokuroria është edhe për faktin që shumë firma ndërtimi që kanë ndërtuar disa objekte, tanimë nuk ekzistojnë më ndërsa në bashki nuk janë gjetur lejet e ndërtimit që janë dhënë vitet e fundit.

Kjo ngre dyshimet se këto dokumenta mund të jenë lëvizur nga persona të cilët e dinë që janë të implikuar në veprime të jashtëligjshme sa i përket ndërtimit të pallateve jashtë standardeve.

Kujtojmë se ditën e djeshme ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u shfaq pranë kryeministrit Edi Rama dhe dëgjohej ti kërkonte “rregullimin” e disa letrave për të cilën mori edhe “OK” e kryeministrit.

Vangjush Dako ka qenë në krye të Bashkisë së Durrësit për 12 vite që prej vitit 2007 dhe më herët ka drejtuar policinë ndërtimore si dhe zyrën e regjistrimit të pasurive në këtë qark. Ai nuk është shprehur ende në lidhje me dëmet që shkaktoi tërmeti në Durrës. Nuk dihet ende nëse ai do të thirret nga prokuroria për të dëshmuar në lidhje me këtë çështje.

Pas tërmetit të 26 nëntorit humbën jetën 51 persona dhe u dëmtuan 5514  shtëpi. Deri të enjten, sipas specialistëve, është vendosur që të shemben 70 objekte që kanë pësuar dëmtime në strukturë. /Opinion.al

Etiketa: prokuroria e durresittermetiVangjush Dako


Ju sugjerojmë

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Para
Tërmeti i mori të ëmën dhe vëllain, Megi: Amanetet do t’i çoj deri në fund

Tërmeti i mori të ëmën dhe vëllain, Megi: Amanetet do t’i çoj deri në fund

Bilanci i dëmeve, zv/ministrja:Mbi 5000 inspektime, 417 objekte do prishen

Bilanci i dëmeve, zv/ministrja:Mbi 5000 inspektime, 417 objekte do prishen

Djali dhe gruaja i ikën para syve, Cuka: Sa hapa derën, u shemb pallati

Djali dhe gruaja i ikën para syve, Cuka: Sa hapa derën, u shemb pallati
















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com