Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?

2025/03/20 at 5:05 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?

Një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e zemëroi Serbinë, e cila e konsideroi atë si kërcënim ndaj saj. Çfarë thotë NATO-ja për nismën e re ballkanike, dhe si e shohin atë njohës të sigurisë në Prishtinë dhe në Beograd?


Kosova dhe dy shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan këtë javë një deklaratë për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Pa dhënë detaje konkrete, ministrat e Mbrojtjes të tri shteteve thanë se do të rrisin ndërveprueshmërinë e ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, si dhe do të angazhohen në luftimin e kërcënimeve hibride, por edhe do të koordinojnë politikat për integrime euroatlantike.

Serbia e pa këtë si hap që “minon stabilitetin rajonal” dhe si kërcënim për “integritetin territorial” të saj, kurse Kosova tha se nisma s’duhet të shihet si kërcënim ndaj askujt, por duhet të pranohet edhe si mesazh se tri shtetet do të jenë të bashkuara përballë çfarëdo sfide apo kërcënimi.

Njohës të sigurisë, në Prishtinë dhe në Beograd, nuk e shohin deklaratën si hap drejt formimit të një aleance formale të mbrojtjes, sikurse është ajo e NATO-s.

Çfarë i bashkon tri shtetet?

Për Ramadan Ilazin, udhëheqës i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), rëndësia e deklaratës qëndron te fakti se erdhi në kohën kur është rritur paparashikueshmëria e aleancave ekzistuese të sigurisë në botë.

Ai e sheh nismën si hap drejt forcimit të alternativave ose aleancave strategjike, që Kosova të avancojë në aspektin e mbrojtjes, pasi ende nuk ka një rrugë të qartë të anëtarësimit në NATO.

“Unë nuk jam optimist që kjo aleancë shënon fillimin e krijimit të një blloku formal të mbrojtjes, por më shumë të një grupi të ri të shteteve në Evropë, të cilat e ndajnë të njëjtin shqetësim ose të njëjtin lexim të situatës së sigurisë në Evropën Juglindore”, tha Ilazi për Radion Evropa e Lirë.

Ilazi beson se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe vetë aleanca, do të jenë ombrellë e këtyre bashkëpunimeve, pasi nuk mendon se Shqipëria dhe Kroacia do të vepronin në kundërshtim me interesat e NATO-s në rajon.

Një zyrtar i NATO-s i tha Radios Evropa e Lirë se Shqipëria dhe Kroacia janë kontribuuese të kamotshme për stabilitet rajonal, edhe përmes kornizës të KFOR-it. I pyetur për nismën e re, zyrtari tha se aleanca “është në dijeni”, por se u takon palëve nënshkruese të deklaratës të thonë më shumë.

Pavarësisht se nuk e ka formën e një marrëveshjeje ndërkombëtare, nisma, me vullnet politik të palëve, mund të çojë “në veprime të buta politike”, sipas ekspertit për çështje të sigurisë në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë, Vuk Vuksanoviq.

Ai tha për Radion Evropa e Lirë se bashkëpunimi ballkanik pjesërisht është nxitur mes paralajmërimeve për një reduktim të mundshëm të “angazhimit të Shteteve të Bashkuara në NATO, nëse evropianët nuk investojnë më shumë për mbrojtjen e tyre”.

Sipas Vuksanoviqit, në një mjedis ku NATO-ja nuk largohet, por “ku ajo dobësohet, mund të ndodhë që shtetet e caktuara të formojnë grupime joformale për të bashkëpunuar”.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia paralajmëruan se nisma mund të zgjerohet me anëtarë të rinj, ndonëse s’kanë përmendur emra shtetesh. Megjithatë, Serbia aludoi se një nga këto shtete mund të jetë Bullgaria. Qeveria bullgare nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment.

Edhe nëse i shtohen vende të tjera, Ilazi nuk mendon që ky grup po lëviz drejt krijimit të një aleance ushtarake që mishëron parimet e NATO-s, sikurse mbrojtja kolektive.

Pse Serbia po e kundërshton nismën?

Beogradi kërkoi shpjegim nga Tirana dhe nga Zagrebi lidhur me qëllimet e nismës, teksa tha se “nuk do të lejojë veprime të njëanshme që mund të rrezikojnë integritetin tonë territorial, sigurinë e qytetarëve dhe paqen në rajon”.

Ministria e Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës u kundërpërgjigj, duke thënë se një sjellje e tillë e Serbisë paraqet një shkelje të re të Marrëveshjes së Brukselit, “e cila përcakton qartë se Serbia nuk do të pengojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës”.

Ndërkaq, Kroacia tha se ka kaluar koha kur Zagrebi i kërkonte leje Beogradit se si të vepronte e më kë të bashkëpunonte.

Për Vuksanoviqin, Serbia me më shumë gjasa e sheh këtë nismë si “provokim politik nga ana e Zagrebit”.

Sipas tij, pushteti në Beograd mund ta përdorë këtë zhvillim për të zhvendosur vëmendjen nga situata politike në Serbi dhe protestat që po mbahen atje tash e disa muaj.

Edhe Ilazi mendon se reagimi i ashpër i Serbisë është thjesht për shkak të përfshirjes së Kroacisë, e cila në vitet ’90 zhvilloi një luftë për pavarësi nga ish-Jugosllavia.

Megjithatë, ai konsideron se bashkëpunimi trepalësh është nxitur nga mendimi i njëjtë se Rusia ushtron një ndikim dashakeqës në rajon, dhe se regjimet autokratike në rajon paraqesin kërcënim për stabilitetin e Ballkanit – akuza që janë bërë vazhdimisht edhe nga autoritetet kosovare.

Përderisa mendon se Kosova do të përfitonte shumë nga përvojat e dy shteteve të NATO-s, por edhe nga trajnimet e ndryshme, Ilazi shpreh skepticizëm rreth zbatimit të nismës, duke kujtuar nivelin e ulët të zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme mes Prishtinës dhe Tiranës./REL



Ju sugjerojmë

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
Aktualitet

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

1 Qershor, 2025 6:43 pm
Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
Bota

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

1 Qershor, 2025 6:09 pm
Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
Bota

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

1 Qershor, 2025 5:53 pm
Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
Aktualitet

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

1 Qershor, 2025 5:28 pm
Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
Bota

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

1 Qershor, 2025 5:13 pm
Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
Aktualitet

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

1 Qershor, 2025 4:50 pm
Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Rajoni

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

1 Qershor, 2025 4:33 pm
Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

1 Qershor, 2025 4:13 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror
Aktualitet

Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror

1 Qershor, 2025 4:05 pm
Para
Serbi/ Opozita parlamentare kërkon qeveri tranzicioni që të qëndrojë në detyrë 9 muaj

Serbi/ Opozita parlamentare kërkon qeveri tranzicioni që të qëndrojë në detyrë 9 muaj

Arrestohet sekretarja e eurodeputetit italian, akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

Arrestohet sekretarja e eurodeputetit italian, akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?

Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
















TE FUNDIT

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
1 Qershor, 2025

Komplimentet për emrin e saj e kanë shoqëruar gjithë jetën, por Leonora s’e ka pëlqyer kurrë. Një emër që mbartte...

Lexo më shumë

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
1 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi se do të dërgojë në Stamboll një delegacion për rundin e ardhshëm të negociatave për armëpushim me Rusinë....

Lexo më shumë

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
1 Qershor, 2025

Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore...

Lexo më shumë

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
1 Qershor, 2025

Shqipëria jo vetëm vend “pritës” i kanabisit laboratorik që trafikohet përmes postës, por edhe tranzit për ta futur në Europë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com