Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po “firon” PS? Anëtari i Asamblesë Kombëtare braktis Ramën: Po na degjenerojnë!

2017/03/05 at 9:21 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A po “firon” PS? Anëtari i Asamblesë Kombëtare braktis Ramën: Po na degjenerojnë!

Nënprefekti i Gramshit, njëkohësisht edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Dritan Bici, ka braktisur Partinë Socialiste dhe i është bashkuar PDIU.


Në një intervistë ekskluzive për portalin “Infoelbasani.al” ai tregon shkaqet pse e la këtë forcë politike për të cilën ka 20 vjet që kontribuon, se çfarë po ndodh, mënyra se si imponon qendra duke mos dëgjuar bazën. Pse zgjodhi PDIU dhe jo LSI apo ndonjë forcë tjetër,  paniku që ka mbërthyer njerëzit, rezultati i pritshëm i PDIUsë në Gramsh dhe kandidimi i tij si deputet në listën e kësaj force politike.

Dritan çfarë pozicioni keni aktualisht në strukturat e PS-së dhe në cilin vend pune jeni i punësuar?

Unë mbaj postin e nënprefektit të Gramshit. Njëkohësisht jam edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Vendosët të bëni publike për “Infoelbasani.al” vendimin për largimin nga Partia Socialiste. Pse? Ju jeni nënprefekt, e njëkohësisht anëtar i Asamblesë. Pse kjo pakënaqësi?

Po. PS në Gramsh e ka humbur mbështetjen e elektoratit. Shkaku; arroganca e drejtuesve dhe së fundmi edhe e të deleguarit z. Anastas Angjeli. Ka 5 mandate që PS në Gramsh dhunohet nga strukturat në qendër duke sjellë nga Tirana që vetëm vijnë e u marrin votat gramshiotëve e më pas u mbyllin telefonin.

E njëjta gjë edhe këtë radhë. Ju ngeli Caci nuk dinin ku ta çonin dhe e sollën në Gramsh. E them me bindje. Ka ikur koha kur varnin xhaketën dhe i kishin votat e marrme. Për hir të idealit patëm ulur kokën, por u bënë shumë vite. Isha 26 vjeç në vitin 1992 kur u futa në listën e PS-së si anëtar i Këshillit të Rrethit. Sot jam 52 vjeç dhe me vjen turp në këtë moshë të vazhdojnë që të na degjenerojnë. . I thonë 5 mandate. Pra 20 vjet na kanë përfaqësuar njerëz që nuk kishin lidhje me Gramshin. Mos valle edhe 4 vjet na duhet Anastasi? Nga kjo PS që kemi  ka humbur shume terren dhe unë po i bëj një shërbim të fundit që votat që do i iknin diku tjetër, ku do t’i dhimbte më shumë unë përsëri do t’ia kthej në qeverisje Herë tjetër nuk i dihet.

Ju vazhdoni jetë partie në Gramsh. Vazhdoni punën si nënprefekt?

Kam ikur. Nuk shkoj më në mbledhjet e PS. Si nënprefekt ende vazhdoj detyrën meqenëse jemi parti në koalicion . Por po ma kërkuan dorëheqjen si nënprefekt unë e jap.

Çfarë iu premtoi PDIU?

Do të jem në listën e PDIU në qarkun e Elbasanit.

Ju mendoni se PDIU do fitojë deputet në Gramsh?

Sistemi është i tillë që na lejon që të konkurojmë drejtpërdrejtë. Por po iu them se rezultati i PDIU do të jetë surprizë për të gjitha forcat e tjera politike.

D.m.th ju mendoni se PS humbet sivjet?

Jo nuk i humbet. Por objektivin që ka për qarkun e Elbasanit për 7 deputetë nuk e arrin dot. I duhet punë e madhe që të marrë 6.

Përse nuk zgjodhët një forcë tjetër politike p.sh LSI por PDIU?

Zgjodha PDIU sepse është një parti që ka kauzë kombëtare. Një parti që ka njerëz me të cilët mund të merresh vesh. PS dhe LSI sundohen nga qendra dhe duan kalamaj në bazë që të drejtojnë si të duan. Në Gramsh, si PS si LSI drejtohen nga njerëz të rinj, pa CV e pa identitet.

Kryetari i Partisë Socialiste Gramsh ka filluar shkollën për mësues në vitin 1997 dhe e përfundoi në vitin 2013. Ia mbylli deputeti se një provim se merrte dot kurrë. Asnjë ditë nuk punoi mësues dhe e vunë direkt drejtor.

Lidhur me vendimin e marrë a ke pasur reagim nga qendra?

Jo, asgjë deri tani.

Priten largime te tjera si mendon?

Largime te tjera nuk ma ha mendja që të ketë. Dhe e di pse? Sepse njerëzit i druhen humbjes së vendit të punës. Por rrjedhje votash është e sigurt që do të ketë. Infoelbasani.al

 

Etiketa: bicibraktisjadegjenerimirama


Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Trafikonte drogë drejt vendeve të BE, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari shqiptar

24 Gusht, 2025 11:01 am
Albin Kurti për ndarjen nga jeta të Zhejit: Gazetar i rrallë!
Aktualitet

Albin Kurti për ndarjen nga jeta të Zhejit: Gazetar i rrallë!

24 Gusht, 2025 10:44 am
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosovë/ Deputetët mblidhen sërish sot për konstituimin e Kuvendit

24 Gusht, 2025 10:36 am
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

24 Gusht, 2025 10:13 am
Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?
Rajoni

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?

24 Gusht, 2025 10:00 am
Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin
Aktualitet

Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin

24 Gusht, 2025 9:39 am
Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi
Bota

Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi

24 Gusht, 2025 9:24 am
Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca
Bota

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

24 Gusht, 2025 9:07 am
Durrës/ Përplasje me armë zjarri mes Policisë dhe grabitësve, plagoset një person
Aktualitet

Durrës/ Përplasje me armë zjarri mes Policisë dhe grabitësve, plagoset një person

24 Gusht, 2025 8:53 am
Vëllezër armësh, më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë
Bota

Vëllezër armësh, më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

24 Gusht, 2025 8:47 am
Para
Bilisht/ Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 30 vjeçari

Romancë filmash/ Hidrauliku çmendet pas infermieres, i hyn në shtëpi dhe ...

Jasharajt u ripërtërin

Jasharajt u ripërtërin

Je para karburantit? Sot naftën po e blen më shtrenjt se dje…

Je para karburantit? Sot naftën po e blen më shtrenjt se dje...
















TE FUNDIT

Trafikonte drogë drejt vendeve të BE, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari shqiptar

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
24 Gusht, 2025

Një 41-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për shtetasin Edson...

Lexo më shumë

Albin Kurti për ndarjen nga jeta të Zhejit: Gazetar i rrallë!

Albin Kurti për ndarjen nga jeta të Zhejit: Gazetar i rrallë!
24 Gusht, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtivka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zhejit, personalitet i njohur i medias...

Lexo më shumë

Kosovë/ Deputetët mblidhen sërish sot për konstituimin e Kuvendit

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
24 Gusht, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen të dielën, më 24 gusht, në përpjekjen e radhës për të konstituuar përbërjen e...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura
24 Gusht, 2025

Ditën e nesërme do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com