Te Fundit

A po e humbet përfundimisht luftën Putini? A po e fiton luftën Ukraina?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:09 - 23/03/22 |
Opi Nion

Nga Dritan Demiraj- Ish-komandant i Forcave Speciale

Ndërkohë që lufta në Ukrainë ka katër javë që po vazhdon me intensitet të pamenduar, çdo dite e më shumë e gjithë bota po përjeton shkatërrimin e dhjetëra njësive tankiste, të motorizuara, mekanizuara, mjeteve të mbështetjes ajrore, helikopterëve të sulmit, mjeteve të mbështetjes logjistike, mjeteve të mbrojtjes kundërajrore, artilerisë së rëndë dhe për me tepër me shume se 10.000 ushtare te vrare dhe 20.000 te plagosur te ushtrisë ruse.

Përgjatë gjithë kësaj kohe, ushtria ruse nuk ka realizuar asnjë nga objektivat e saj strategjike qe të marrë nën kontroll kryeqytetin Kiev, por as objektivat shumë të rëndësishme në qytetet bregdetare Mariupol dhe ne Odesa, madje në disa raste kundër ofensiva e ushtrisë ukrainase ka arritur që të rimarrë territoret e pushtuara nga ruset.

Njësite ruse po goditen pa mëshire nga ushtria pa “eksperience” e Ukrainës, duke mos shfaqur asnjë taktike te qarte, komandim-kontroll, e paorganizuar, e pastërvitur, e paushqyer, e pa mbështetur dhe pa moral për te vazhduar luftën. Pamjet e dezertimeve te ushtareve ruse tregojnë tashme se Putin është drejt dështimit të plotë.

Ne gjykimin tim ketë e pasqyron më së miri intensifikimi i përdorimit të armëve të fuqishme raketore, si raketa hipersonike “Kinzhal, e përdorur se fundi kundër depove te furnizimit ne Ivano Frankvsk. Kjo raketë bashkë me raketën “Avangard” konsiderohen si krenaria e armëve strategjike Ruse.

Duhet theksuar se përdorimi i kësaj rakete moderne, e cila ka shpejtësinë 13 herë më shpejtë se shpejtësia e zërit, e afte ti shmanget sistemeve te mbrojtjes kundërajrore ose raketore, me fuqi goditëse tre herë më shumë se raketa amerikane “Tomahaëk”, e aftë të përdorë edhe kokë nukleare, është shenja e qartë e dëshpërimit të Putin për humbjen e pashmangshme të kësaj lufte të padrejtë.

Në  gjykimin tim, ai po kërkon t’i dërgoje një mesazh te rëndësishëm NATO-s dhe SHBA-ve, duke e ndryshuar strategjinë e tij, duke e bërë atë edhe me vdekjeprurëse për popullin e Ukrainës.

Strategjia ushtarake e Putinit në fillim te luftës, ishte nxjerrja jashtë funksionit dhe shkatërrimi i sistemeve kundërajrore dhe avionëve te Ukrainës, me qellim kontrollin e plotë të hapësirës ajrore.

Por kjo ndryshoi krejtësisht në momentin kur perëndimi dërgoi rreth 20.000 raketa moderne kundërajrore dhe kundërtanke, duke e detyruar Putinin tashme te urdhëroje përdorimin e armeve shkatërruese si raketat hipersonike dhe termobarike TOS-1 dhe TOS-1A, të cilat janë duke u përdorur ne shkelje te ligjeve ndërkombëtare te luftës duke shkaktuar vdekjen e shume civileve, objekteve civile madje edhe duke kryer genocid kundër popullsisë civile.

Raketa “Kinzhal” për lexuesit është një rakete hipersonike, e cila është ndërtuar për të nxjerrë jashtë luftimit një grup luftarak anijesh ose objektivash ushtarake dhe jo për lufte kundër qendrave te banuara.

Atëherë natyrshëm lind pyetja: Pse Putin po përdor armë kaq të rrezikshme, shkatërrimtare dhe vdekjeprurëse?

A është kjo një strategji që ai po e bën vetëm kundër rezistencës se Ukrainës, apo po kërkon të dërgoje një mesazh edhe për vendet e tjera si Polonia, Rumania, Moldova, Suedia, Finlanda, Norvegjia, etj që ata të qëndrojnë jashtë mbështetjes se rezistencës së Ukrainës?

Ndërkohë, gjykoj se në javët në vazhdim ky konflikt po futet ne një faze edhe më të rrezikshme, ndërkohë që strategët ruse po e këshillojnë që të vazhdojë një fushatë edhe më intensive bombardimi, duke përdorur armë edhe më të fuqishme strategjike, hipersonike, termobarike madje kane shkuar deri ne çmenduri, duke kërkuar edhe marrjen në konsideratë të përdorimit të armëve nukleare taktike (për të cilat unë besoj se bëhen në kuadër të luftës psikologjike dhe jo për përdorim real).

Në gjykimin tim përdorimi nga ana e Putinit të këtyre armëve, bëhet me te vetmin qellim që presidenti Zelenski të pranoje një marrëveshje ne termat më të favorshëm për Putinin, duke e detyruar te pranoje sa me shpejt kushtet e tij, në mënyre qe ai te ruajë fytyrën përpara popullit rus dhe aleateve te tij.

Por në të njëjtën kohe, ai po kërkon që të dërgojë një mesazh gangsterësh të fortë:”Mos u kruani më me mua”.

Se fundi, mendoj se është e pashmangshme që në rast se ky konflikt vazhdon edhe 3-4 jave për te cilin unë dyshoj, ushtria ruse do të ketë humbur përveç fytyrës përpara botes, mitin e pathyeshëm të ushtrisë Ruse, dy dekada modernizimi të ushtrisë, por me e rëndësishme gjysmën e makinerisë së luftës dhe të ushtareve te tij, te cilën do ti duhet shume kohe dhe para t’i zëvendësoje.

Pas