Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po afrohet Erdogan me Putin si reagim ndaj kërcënimit amerikan?

2018/07/31 at 9:44 AM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
A po afrohet Erdogan me Putin si reagim ndaj kërcënimit amerikan?

 


Thellimi i përçarjeve mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara po nxit spekulimet se Turqia po i jep shtysë të mëtejshme forcimit të lidhjeve me Rusinë.

 

Të hënën zyrtarët e lartë turq u takuan me homologët e tyre ruse dhe iranianë në vendpushimin detar rus të Soçit, si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes vendeve për zgjidhjen e luftës civile në Siri.

 

“Mund të ndjekim rrugën tonë“, shkruante shtypi turk duke iu referuar një deklarate të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. “Shtetet e Bashkuara mund të humbasin një aleat besnik dhe të vlefshëm“, shtonte zoti Erdogan, si përgjigje ndaj kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara.

 

Javën e kaluar, tensionet Turqi-SHBA u përshkallëzuan me shpejtësi kur Presidenti Donald Trump paralajmëroi “sanksione të ashpra” nëse Turqia nuk do të lironte nga paraburgimi pastorin amerikan Andrew Brunson. Ai ndodhet nën arrest shtëpiak i akuzuar për terrorizëm, akuza që Uashingtoni i ka hedhur poshtë si “të pabazuara”. Ankaraja thotë se çështja u takon gjykatave.

 

Ndërkohë, Rusia po përpiqet me sukses të tërheqë Turqinë. “Këto janë marrëdhëniet më të ngrohta që kemi pasur në historinë e republikës turke“, thotë ish-diplomati i lartë turk Aydin Selcen, i cili ka shërbyer në Uashington dhe në Lindjen e Mesme. Dy vendet i kanë thelluar shumë marrëdhëniet e bashkëpunim lidhur me luftën civile në Siri dhe tregtinë.

 

Vendimi i Turqisë për të blerë raketa S-400 nga Rusia po rrit shqetësimet mes aleatëve perëndimorë të Ankarasë. Uashingtoni paralajmëroi se raketat kërcënojnë të komprometojnë sistemet e mbrojtjes së NATO-s. Turqia dhe SHBA janë aleatë në NATO.

 

Shqetësimi i aleatëve

 

Analistët sugjerojnë se qasja gjithnjë e më e ashpër e Uashingtonit ndaj Ankarasë lidhur me çështjen e pastorit Brunson, mund të shpjegohet pjesërisht me shqetësimet më të gjera lidhur me besnikërinë e Turqisë ndaj aleatëve të saj perëndimorë.

 

Kërcënimi i zotit Trump për sanksione mund të jetë një mundësi për presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

 

“Nuk e përjashtoj mundësinë që Putini po i shet Erdoganit një lloj garancie për siguri, përkundrejt zemërimit amerikan“, thotë analisti politik Atilla Yesilada i “Global Source Partners”. “Putin ka gjithçka për të cilën ka nevojë Turqia, përveç parave. Dhe Turqia ka nevojë të dëshpëruar për fonde të huaja. Por vetëm Perëndimi mund t’i japë kredi“.

 

Kongresi amerikan i vetëdijshëm për varësinë e fortë të ekonomisë turke ndaj huamarrjes së huaj, po kërcënon me masa për të kufizuar aftësinë e Turqisë për të marrë hua.

 

Ekspertët gjithashtu vënë në dyshim nëse zoti Putini ka vërtet interes të thellojë më tej marrëdhëniet me Ankaranë.

 

“Nuk mendoj se Moska dëshiron ta ketë Turqinë më pranë se kaq“, thotë ish-diplomati Selcen. “Për ta mjafton loja për ta mbajtur NATO-n të dobët, për ta mbajtur Turqinë me një këmbë në Perëndim dhe një në Lindje, sepse nuk është në interesin e presidentit Putin që Turqia të jetë e varur sikurse Bjellorusia. Le të kujtojmë që ekonomia ruse është më e vogël se ajo e Kalifornisë. Rusia nuk mund të mbajë barrën e Turqisë. Madje as të Sirisë“.

 

Turqia dhe Rusia kanë qenë historikisht rivalë rajonalë. “Turqia i ka balancuar gjithnjë marrëdhëniet e saj mes Perëndimit dhe Lindjes“, thotë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Huseyin Bagci i universitetit Teknik të Lindjes së Mesme në Ankara. “Turqia i di kufizimet e bashkëpunimit me Rusinë”.

 

Siria si katalizator

 

Një këshilltar i presidentit Erdogan, që foli në kushte anonimiteti, theksoi muajin e kaluar se Ankaraja mbetet e përkushtuar ndaj aleancave të saj perëndimore dhe se marrëdhëniet me Rusinë bazohen tek domosdoshmëria e zgjidhjes së luftës civile në Siri dhe tregtia.

 

Bashkëpunimi i Ankarasë me Moskën lidhur me Sirinë përballet me tendosje në rritje. Zyrtarët turq akuzojnë Rusinë për mos respektimin e një marrëveshje për të krijuar zonat pa konflikt, ku një armëpushim do të mbronte rebelët sirianë. Zonat u krijuan si pjesë e atij që njihet si “Procesi i Astana-s” në kuadër të të cilit Irani, Turqia dhe Rusia bashkëpunojnë për të zgjidhur luftën siriane.

 

Pjesa më e madhe e zemërimit të Ankarasë, lidhet me atë që forcat e regjimit sirian të mbështetura nga forcat ajrore ruse janë duke e tejkaluar gradualisht zonat pa konflikt. Presidenti Erdogan është zotuar të mbrojë zonën e fundit kryesore në Idlib, në kufirin me Turqinë. Takimi i së hënës në Soçi i zyrtarëve turk, iranianë dhe rusë pritet të përqëndrohet në të ardhmen e enklavës së Idlib-it.

 

Takimi i nivelit të lartë në Helsinki mes zotit Putin dhe zotit Trump gjatë muajit korrik mund t’i tendosë edhe më tej lidhjet turko-ruse. “Në Helsinki u zhvillua një takim prej katër orësh. Kishte thelb! Ekziston tashmë baza për një marrëveshje përfundimtare politike lidhur me Sirinë“, thotë ish-diplomati turk Selçen.

 

“Presidenti Trump, më shumë se Presidenti Barak Obama, është i gatshëm t’ia dorëzojë Sirinë Presidentit Bashar Assad, sapo IS-isi të jetë mundur,” thotë zoti Selcen. Sipas tij kjo tregon se “Moska dhe SHBA-ja mund të bien dakord mbi Sirinë, duke lënë jashtë Turqinë “./VOA

Etiketa: erdoganPutinrusishbatrumpturqi


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Oriola Marashi i rikthehet postimeve provokuese, modelja ekspozon gjoksin bombastik

Oriola Marashi i rikthehet postimeve provokuese, modelja ekspozon gjoksin bombastik

Financimi rus për foton me Trump, i vertetë apo sajesë? Sonte në “Opinion”, Lulzim Basha

Shqipëria nuk është vend i përshtatshëm për bizneset amerikane, Basha komenton raportin e DASH

Këto janë 3 shenjat më dembele të Horoskopit

Këto tre shenja horoskopi rrezikojnë të ndahen këtë verë
















TE FUNDIT

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite
31 Maj, 2025

Hamasi ka dorëzuar përgjigjen për propozimin e armëpushimit që u paraqit nga i dërguari për Lindjen e Mesme i presidentit...

Lexo më shumë

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
31 Maj, 2025

Paris Saint-Germain dhe Inter do të përballen mes tyre në orën 21:00, në finalen e madhe të Champions League. Interi...

Lexo më shumë

VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih

VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih
31 Maj, 2025

Para se të nisë finalja e Champions League mes PSG-së dhe Interit, tifozët e dy skuadrave janë përfshirë në një...

Lexo më shumë

Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik në Rivierën Shqiptare

Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik në Rivierën Shqiptare
31 Maj, 2025

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut. Në artikullin që Kristina Beanland...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com