I ftuar në emision “Opinion” studiuesi Redi Shehu është shprehur se paragjykimi për myslimanët ekziston edhe në Shqipëri. Shehu deklaroi se paragjykimi dhe islamofobia janë të lidhura ngushtë bashkë. Sipas tij paragjykimet vijnë sepse njerëzit nuk e njohin mirë fenë dhe ndikohen, psh nga ngjarjet e fundit që mund të jenë sulme terroriste apo qoftë edhe një mesazh që e marrin të shkëputur.
“Paragjykimi është kur kap pjesëza dhe paragjykon të tërën, pra duke marrë të shkëputur mesazhin shkon drejtë paragjykimeve”, kjo ndodh në pjesën më të madhe të islamofobisë” ka deklaruar Redi Shehu. /Opinion.al