Aktualitet

A ndikoi Henri Çili në Gjykatën e Lartë? Si përgjigjet Dvorani


               Publikuar në : 15:33 - 28/02/20 |
Opi Nion

Pas publikimit në media, se  dosja e vëllezërve Aliko do të përshpejtohej në Gjykatën e Lartë, falë takimit të botuesit Henri Çili me një zyrtar të lartë të drejtësisë, kreu i KED Ardian Dvorani  ka folur për mediat. I pyetur nga gazetarët nëse ai personalisht është takuar me analistin Çili, Dvorani është përgjigjur: “Nuk bëhet fjalë. Absolute. Nuk e di kur mund ta kem salutuar për herë të fundit,  prej shumë e shumë muajsh më parë”, duke mohuar kategorikisht të jetë ulur në ndonjë kafene me të.

Nga ana tjetër, Dvorani tha se Gjykata e Lartë nuk është funksionale dhe se aty janë rreth 6 mijë dosje që prej kohësh presin të trajtohen. Referuar dosjes në fjalë, Dvorani u shpreh:

“Kjo dosje nuk është trajtuar me prioritet, sepse nëse çështja do të përshpejtohej kush do ta gjykonte? Nëse këshilltari do ta merrte dosjen për ta parë me prioritet, do ta merrte me firmën time dhe sekretaria nuk ta jep dosjen nëse nuk ndiqet kjo procedurë”. / Opinion.al

Pas