Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mundet tribunali i BE ta mbajë Rusinë përgjegjëse për krime agresioni në Ukrainë ?

2025/05/07 at 9:59 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A mundet tribunali i BE ta mbajë Rusinë përgjegjëse për krime agresioni në Ukrainë ?

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen në Varshavë më 7 dhe 8 maj për një takim joformal dhe pastaj do të shkojnë në Lviv një ditë më vonë, për t’u solidarizuar me Ukrainën në kohën kur Rusia festën Ditën e Fitores.


Asnjë nga takimet nuk është këshill zyrtar i BE-së, prandaj edhe nuk pritet njoftimi i ndonjë vendimi konkret. Por, pritet që ministrat e Jashtëm ta nisin punën për themelimin e një tribunali special për ta hetuar dhe mbajtur përgjegjëse Rusinë për krimet e agresionit të kryera në Ukrainë.

Tribunali Special për Krimin e Agresionit kundër Ukrainës, siç quhet, do të formalizohet më 14 maj në Luksemburg, kur të mblidhet Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës.

Çfarë është Tribunali Special për Krimin e Agresionit kundër Ukrainës?

Pak pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) hapi një hetim për pretendimet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid të kryera nga forcat ruse.

Kjo përfshin shkeljet në territorin e Ukrainës që nga Revolucioni i Majdanit në nëntor të vitit 2013.

Tribunali i ri do të merret me krimet e agresionit, për të cilat GJNP-ja nuk ka juridiksion. Ky tribunal do të jetë gjykatë ndërkombëtare e bazuar në juridiksionin ukrainas, me një personalitet juridik sipas të drejtës ndërkombëtare, ligjit ukrainas dhe ligjit të vendit ku do të vendoset. Fillimisht ishte menduar Strasburgu në Francë, selia zyrtare e Këshillit të Evropës, por tribunali mund të përfundojë në Hagë.

Çfarë përbën krim të agresionit?

Sipas statutit të projektit të tribunalit, “krim i agresionit” nënkupton “planifikimi, përgatitja, nisja ose ekzekutimi – nga një person që ka kontroll efektiv mbi ose udhëheq veprimin politik ose ushtarak të një shteti – i një akti agresioni që përbën shkelje të dukshme të Kartës së Kombeve të Bashkuara për nga karakteri, rëndësia dhe shkalla e tij”.

Statuti thekson se “akt agresioni” nënkupton “përdorimi i forcës së armatosur nga një shtet kundër sovranitetit, integritetit territorial ose pavarësisë politike të një shteti tjetër”.

Shumë nga veprimet që Rusia ka ndërmarrë vitet e fundit, si pushtimet, aneksimet, bllokadat detare dhe bombardimet e objektivave civile e ushtarake në Ukrainë (edhe pse Rusia i mohon këto), përbëjnë akte agresioni. Në terma ligjorë, pushtimi nga Rusia konsiderohet si një “luftë e padrejtë” ose “luftë për pushtim”.

Termi “krim agresioni” përfshin një gamë të gjerë veprimesh që mund të përfshijnë edhe krime lufte apo gjenocid. Tribunali do të bashkëpunojë ngushtë me GJNP-në për ndarjen e çështjeve.

Tribunali do të ketë kompetencë për të “hetuar, ndjekur penalisht dhe gjykuar personat që mbajnë përgjegjësinë më të madhe për krimin e agresionit kundër Ukrainës”.

Krimet e agresionit janë, me fjalë të tjera, të ashtuquajtura “krime e udhëheqjes”, të kryera nga persona që kanë kontroll efektiv mbi veprimet politike apo ushtarake. Kjo përfshin politikanët në Rusi dhe potencialisht ata në vende të tjera që kanë kontribuar në minimin e integritetit territorial të Ukrainës – si Bjellorusia, Irani dhe Koreja e Veriut.

A gëzon Putini imunitet nga ndjekja penale?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe anëtarët e ngushtë të Qeverisë së tij, kanë imunitet nga ndjekja penale për sa kohë janë në detyrë, përmës asaj që njihet si “trekëndëshi i imunitetit” për presidentët, kryeministrat dhe ministrat e Jashtëm në detyrë. Kjo shpesh përfshin edhe ministrat e Mbrojtjes.

Ky imunitet mund të hiqet teknikisht vetëm nga Kombet e Bashkuara, por duke qenë se Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, edhe kjo bëhet gati e pamundur.

Prandaj, tribunali ka gjasa të zhvillojë shumë seanca dhe të marrë vendime “në mungesë,” të cilat do të jenë të mundshme sipas projekt-statutit.

Çfarë do të bëjë saktësisht tribunali?

Një grup vendesh të rëndësishme ka mbledhur prova së bashku me Ukrainën që nga viti 2023, gjë që nënkupton se puna ka nisur tashmë. Është pak a shumë si një “koalicion ligjor i vullnetit”, i përbërë nga rreth 40 shtete, përfshirë shumicën e vendeve anëtare të BE-së përjashtuar Hungarinë dhe Sllovakinë; vendet e G7-ës përjashtuar SHBA-në, e cila ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë pjesë; dhe vende të tjera të Këshillit të Evropës.

Çdo shtet mund t’i bashkohet këtij koalicioni në çdo kohë.

Një komitet menaxhues, i përbërë nga zyrtarë të grupit kryesor, do t’i zgjedhë tani gjyqtarët dhe një prokuror.

Statuti i projektit thotë se “gjyqtarët e Tribunalit Special do të jenë persona me karakter të lartë moral, paanshmëri dhe integritet, të cilët kanë kualifikimet e nevojshme në vendet e tyre për emërim në pozicionet më të larta gjyqësore”.

“Ata do të jenë të pavarur në ushtrimin e funksioneve të tyre dhe nuk do të pranojnë apo kërkojnë udhëzime nga asnjë qeveri apo burim tjetër. Nuk mund të ketë dy apo më shumë prokurorë nga i njëjti shtet”

Prokurori do të zgjidhet përmes votimit të fshehtë me shumicë absolute nga komiteti menaxhues për një mandat shtatëvjeçar.

Nëse një person shpallet fajtor nga tribunali, ai mund të përballet me dënime që variojnë nga disa vite burgim deri në burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë.

Personat e dënuar do ta vuajnë dënimin në një shtet që ka lidhur marrëveshje specifike me tribunalin. Nëse nuk ka një vend të tillë, “dënimi mund të lahet në Ukrainë”./REL



Ju sugjerojmë

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
-U tha në Opinion

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

5 Nëntor, 2025 12:45 am
Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
Para
As sheshi Nënë Tereza, as Skënderbej/Berisha njofton mitingun përmbyllës në Tiranë

As sheshi Nënë Tereza, as Skënderbej/Berisha njofton mitingun përmbyllës në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë

Bëri burrë e grua për spital, arrestohet 21-vjeçarja në Has

PD letër KQZ dhe OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi

PD letër KQZ dhe OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi
















TE FUNDIT

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
5 Nëntor, 2025

Në shenjë respekti, në një lloj “in memoria” për veprën politike të Fatos Nanos, si kryetar i Partisë Socialiste, tre...

Lexo më shumë

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
4 Nëntor, 2025

Në homazh të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor,...

Lexo më shumë

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, ish-nënkryetar i SHBA-së dhe një nga arkitektët kryesorë të politikave të “Luftës kundër Terrorizmit”, ka lënë pas një...

Lexo më shumë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com