Programet e saj konsumojnë rreth 20% të shkarkimeve të rrjetit.
Kompanitë e mëdha të teknologjisë krijojnë reaksione ekstreme konfliktuale. Investitorët I duan për kthimet e tyre të mëdha dhe për ambiciet që ato kanë; aksionet e grupit FAANG, që përfshin Facebook, Amazon, Apple, Netflix dhe Alphabet (që është pjesë e grupit Google), vlen më shumë se sa e gjithë FTSE 100. Pa to forca shtytëse në rritjen e tregut financiar amerikan do të ishte rëndëse këtë vit. Gjithsesi rënia e këtyre kompanive teknologjike (techlash) ka prekur edhe gjigantët digjital në të gjithë format kontroversiale, që nga abuzimi me të dhënat dhe sjelljet anti-kompetitive tek shmangia e taksave dhe adiksioni ndaj smartphone. Ato janë kthyer kësisoj në firmat që politikanët vdesin për t’i urryer.
Të gjithë, përveç njërës. E vetme mes gjigantëve, Netflix është qartësisht një përjashtim i këtij miksi të aksioneve që po rriten në çmim dhe që nuk dyshohet për veprimet e saj. Që prej themelimit të saj në 1997, kompania është transformuar nga një shërbim i DVD me qira, tek stream video dhe duke përfunduar në një superfuqi televizive. Këtë vit programet e saj kanë kaluar atë të çdo televizioni tjetër kabllor; produksioni i saj i mbi 80 filmave është më i madh se edhe i studioeve të Hollivudit. Netflix do të shpenzojë një vlerë prej $12bn-13bn në vitin 2018, një vlerë që është $3bn-4bn më shumë se sa viti i shkuar. Vetëm ky shpenzim ekstra do të jetë i mjaftueshëm për pagesën e gjithë programacionit të HBO apo të BBC.
Janë 125 milion shtëpi që përdorin shërbimet e kompanisë, dy fish më shumë se sa kishte në 2014, ato shohin mesatarisht dy orë në ditë programet e Netflix, duke thithur një të pestën e internetit. (Kina është një prej tregjeve më të mëdha kur ajo nuk lejohet të operojë). Ngjitja e saj ka pasquar edhe rënien e televizionit tradicional dhe shikueshmëria e tij ka rënë; Amerikanët e moshës 12 dhe 24 vjeç shohin thuajse sa gjysma e viti 2010 televizionit pay-TV.
Nga kompanitë e teknologjisë që kanë riformatuar industrinë këto vitet e fundit, Netflix kak ryer evoluimin e saj pa ndërhyrë apo pa prishur rregullat e tregut. Me një çmim aksionesh që është dyfishuar që nga fillimi i vitit. Është po aq popullor tek investitorët sa tek konsumatorët. E gjithë kjo ngre tre pyetje. Cilët janë leksionet e Netflix për kompanitë e tjera mediatike? Çfarë mund të mësojë pjesa tjetër e FAANG nga leksionet e saj? Dhe a mund të vazhdojë t’i mbajë të kënaqur të gjithë?
Fundi Hollivudit
Ta nisim me kompanitë e tjera mediatike. Mogulët që dikur udhëhiqnin trgun me programet e tyre ishin dhe burimi i programeve të Netflix sot janë duke thërrmuar si pasojë e kompeticionit. Rezultati është një marrëveshje e çmendur, me AT&T që bleu Time Ëarner, Disney dhe Comcast luftojnë mbi aksionet e 21st Century Fox. Konsolidimi është thjesht pjesë e përgjigjes për kompanitë e spektaklit. Ato duhet të ndjekin gjithashtu kryesimin e Netflix dhe të përdorin internetin për ofertat e tyre duke i dhuruar konsumatorit çmime të ulëta dhe më shumë zgjedhje. Netflix sot kam ë shumë llogari të hapura jashtë SHBA se sa brenda. Nga Meksika në Indi njerëzit shohin online “Narcos” dhe “Stranger Things” në një planet të gjerë dhe të komunikueshëm. Kjo i bën eskpertët e përdoruesit të të dhënave të kategorizojnë përdoruesit individualë dhe preferencat e tyre në thuajse 2000 shijeve të ndryshme, kjo për t’i ofruar programe të ndryshme përdoruesve të ndryshëm në të njëjtën familje përmes rekomandimeve të targetuara. Kombimi i shkencës së shkallës dhe asaj të të dhënave ka qenë një veçanti e kahershme e firmave teknologjike. Amazon, Disney dhe të tjerat kanë rafinuar konsumatorët e tyre të drejtë për drejtë përmes video shërbimeve. Por shumica e kompanive të mediave duhe të kapin ritmin në këtë pikë dhe duhet të punojnë fort.
Gjigandët e tjerë mund të mësojnë nga Netflix. Krahasuar me kompanitë e tjera të grupit FAANG, kompania dallon në disa mënyra. Ndryshe nga Facebook dhe Google, Netflix ka transmetuar lajme të sakta dhe përgjithësisht ka transmetuar programe argëtuese. Kjo e ka mbrojtur atë nga skandalet e fake news, manipulimeve elektorale dhe tribalizmit politik. Ndryshe nga platformat e bazuara me advertizime, rregjistrimi tek ajo është e bazuar në një model biznesi që do të thotë se kompania nuk bazohet në shitjet e përdoruesve apo vëmendjen e të jashtmëve. Ajo u ofron klientëve një shumë mujore në këmbim të televizionit që ato duan të ndjekin. Ndryshte nga firmat e tjera të grupit FAANG, që janë globale por në thelb amerikane, Netflix po shndërrohet realisht në një kompani internacionale. Ajo bën programet e TV në 21 vende, duke dubluar dhe titruar këto programe për të 21 programe në gjuhë të ndryshme. Kompanitë e tjera të teknologjisë nuk kanë ndërmend të rishikojnë modelin e tyre të biznesit, ndonëse ato funksionojnë shumë mirë mund të mësojnë nga Netflix se sit ë përdorin të dhënat me më shumë kujdes, gjithashtu edhe politikat e saj në lidhje me klientët dhe çmimet që ato paguajnë.
Tjetra; shtëpia e letrave
Nëse kjo sjellje shpjegon që të shmangë rënien e kësaj firme kjo nuk do të thotë se të gjithë do të jenë të lumtur. Rreziku afatshkurtër është financiar. Një vlerësim i nxituar është shumë i mundshëm në këto çaste, por Netflix gjithsesi është i shëndetshëm. Për të justifikuar vlerësimin aktual, të ardhurat bruto operacionale të Netflix në një periudhë dhjetë vjeçare duhet të jenë të barabarta me gjysmën e të ardhurave që bën një kompani argëtimi në SHBA gjatë këtij viti. “Nëse Jezusi do të qe një aksion, ai do të ishte Netflix” shprehet një investitor që ka vrojtuar me kujdes këto aksione “Ti ose i beson atyre ose jo”
Ka shumë arsye për të dyshuar. Kompania ka një borxh prej 8.5 bn$, Reed Hasting, drejtori ekzekutiv, është shprehur që kompania do të vazhdojë të marrë hua me shuma të mëdha “për shumë vite në vijim”; gjendja e parave cash pritet të jetë negative për një periudhë të gjatë. Kjo strategji do t’i kushtojë Netflix duke qenë se do të ndikojë në rritjen e çmimeve ndërsa rritet numri i të rregjistruarave – 26 milion në 12 muajt e fundit (deri në 31 mars 2018). Por kompeticioni po bëhet gjithnjë e më i fortë. Në vende me “neutralitet në linjë interneti” ku pronarët e linjave ëireless apo linjës me fishë të internetit mund të kontrollojnë përmbajtjen e përdoruesve dhe të përdorin këtë avantazh për të favorizuar produktet e tyre.
Rreziku afatgjatë për Netflix, në mënyrë paradoksale, është ajo çfarë i ngre vlerat sot për sot kompanisë. Rrënimi i kompanive teknologjike ka ardhur edhe si pasojë e frikës së një platformë digjitale mund të shkatërrojë komptetitivitetin. Disa dyshojnë se etja dhe ambicia e Netflix për të monpolizuar TV-të është një problem. Një lëvizje e tillë mund të përqendrojë sasi të mëdha të pushtetit kulturor në duart e disa komisionerëve dhe algoritmistëve. Ajo do të zvogëlojë mbështetjenpër shërbimet publike të linjave të internetit, duke reduktuar audiencën e tyre dhe duke rrezikuar lënien e disa llogarive të përdoruesve me gjithnjë e më pak opsione dhe shfaqje. Kjo do të sjellë në mënyrë të pashmangshme vëëmendjen e rregullatorëve. Këtu pra është edhe leksioni i fundit që duhet të kuptojë Netflix dhe firmat e tjera të teknologjisë. Të mbajnë konsumatorët, rregullatorët dhe politikanët të lumtur në periudhën afatgjatë pasi ato nuk kanë asnjë zëvendësuar në treg.