Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mundet Kina të testojë të gjithë banorët e Wuhanit në vetëm 10 ditë?

2020/05/16 at 4:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Autoritetet izolojnë një tjetër qytet në Kinë pas rasteve të reja

Residents observe social distancing at a park along the Yangtze River in Wuhan in central China's Wuhan province on Wednesday, April 1, 2020. Skepticism about China’s reported coronavirus cases and deaths has swirled throughout the crisis, fueled by official efforts to quash bad news in the early days and a general distrust of the government. In any country, getting a complete picture of the infections amid the fog of war is virtually impossible. (AP Photo/Ng Han Guan)

Kina po harton plane ambicioze për të testuar të tërë popullsinë e Wuhan, qyteti ku filloi pandemia Covid-19. Ky njoftim erdhi pas shfaqjes së gjashtë rasteve të reja të koronavirusit në qytet, të parat që nga fillimi i prillit.


Autoritetet fillimisht kishin premtuar të testonin të gjithë 11 milion banorët brenda 10 ditësh.Por tani duket se ata mund të synojnë një periudhë kohore më pak ambicioze.

Në fund të prillit, autoritetet lokale të Hubei raportuan se 63,000 njerëz po testoheshin në Wuhan çdo ditë. Dhe deri më 10 maj, kjo shifër kishte rënë në pak më pak se 40,000. Ka më shumë se 60 qendra testimi në të gjithë qytetin, sipas gazetës zyrtare Hubei Daily. Këto kanë një kapacitet maksimal prej 100,000 testesh në ditë më së shumti, duke e bërë të vështirë të shihet se si mund të përmbushet një objektiv i testimit të të gjithë popullatës në vetëm 10 ditë. Kështu që autoritetet kanë deklaruar që testet nuk do të fillojnë dhe përfundojnë brenda të njëjtës periudhë 10-ditore.

“Disa rrethe do të fillojnë nga 12 maji, të tjerët nga 17 maji,” tha Qendra e Wuhan për Kontrollin e Sëmundjeve. “Secili qark do i përfundojë testimet e tij brenda 10 ditëve nga data e fillimit.” Dhe sipas një raporti të Reuters më 13 maj, përgatitjet për kryerjen e testeve kishin filluar në dy nga 13 rrethet e qytetit.

Autoritetet thonë se janë testuar më shumë se tre milion njerëz në qytet. Zëvendësdrejtori i departamentit të biologjisë patogjene të Universitetit Wuhan, Yang Zhaniu i tha gazetës Global Times se ai besonte se deri në pesë milion banorë të Wuhan mund të jenë testuar tashmë. Popullsia e qytetit – 11 milion – gjithashtu ka pasur luhatje me kalimin e kohës. Autoritetet thanë që deri në pesë milion njerëz ishin larguar nga qyteti për festën hënore të Vitit të Ri para izolimit të vendit që filloi në 23 janar. Izolimi zgjati deri më 8 prill, por nuk dihet se sa prej këtyre banorëve janë rikthyer aktualisht.

Yang Zhaniu nga Universiteti i Wuhan tha se nuk kishte nevojë për të testuar të gjithë ata që jetojnë në lagje në të cilat nuk ka pasur raste të raportuara me koronavirus.

Autoritetet thanë se do të fillojnë me njerëzit që konsiderohen më të rrezikuar, për shembull në zonat më të vjetra, më të dendura me popullsi, si dhe me ata në punë kryesore, siç është kujdesi shëndetësor. Gjithashtu, njerëzit që janë testuar në shtatë ditët e mëparshme nuk do të kenë nevojë të testohen përsëri. Por shefi epidemiolog i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Wu Zunyou tha për TV shtetëror: “Virusi mund të zgjasë më shumë për tu manifestuar tek pacientët me imunitet të dobët dhe këta njerëz janë gjithashtu të prirur për simptoma që u ikin dhe ju rikthehen sërisht”.

Yang Zhaniu shtoi: “Kurrë nuk do ta dimë nëse njerëzit infektohen pasi rezultojnë negativë”. Dhe zyrtari i Këshillit për Punë të Jashtme me qendër në SHBA për shëndetin global Huang Yanzhong tha: “Ende do të ekzistojë mundësia e shpërthimeve të izoluara në të ardhmen, të cilat as testimet në shkallë të gjerë nuk do t’i adresojnë”./Opinion.l

Etiketa: kinaWu Zunyouwuhan


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Sa e ekspozuar është puna juaj ndaj koronavirusit?

Sa e ekspozuar është puna juaj ndaj koronavirusit?

Video/ “E tmerruat kalamanin”, sherr me grushte për të hipur në urban

Si do ti ndryshojë koronavirusi marrëdhëniet njerëzore

Tritol makinës në Tiranë, policia jep detajet

Vidhnin telefona dhe bizhuteri në Tiranë, kapen dy marokenët
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}