Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të shihet G-20 si aleancë globale kundër urisë?

2024/12/02 at 8:40 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A mund të shihet G-20 si aleancë globale kundër urisë?

Brazili ia dorëzoi presidencën e G20 Afrikës së Jugut.


Lufta kundër varfërisë globale e krizës klimatike mbetet gjithashtu e rëndësishme edhe presidencën afrikano-jugore.

ka ende një emërues të përbashkët bashkësia ndërkombëtare? Lajmi i mirë është: po. Nisma e Aleancës Globale Kundër Urisë dhe Varfërisë,  e inicuar së fundmi në samitin e G20 është një shembull i tillë. Përfaqësuesit e qeverive nga vendet më të rëndësishme të industrializuara dhe në ekspansion u takuan në samitin në Rio de Zhaneiro nga 18 deri më 19 nëntor pikërisht për këtë çështje. Bashkëpunimit të iniciuar nga Brazili i bashkohen 82 vende, BE-në dhe Bashkimin Afrikan.

Gjithashtu edhe 24 organizata ndërkombëtare,  duke përfshirë Bankën Botërore dhe Organizatën e OKB-sëpër Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), si dhe 31 organizata joqeveritare. Për projektin nuk duhet të ketë mungesë parash. Banka Ndërkombëtare për Zhvillim (BID) do të ofrojë rreth 25 miliardë dollarë për të avancuar projektet e prodhimit të ushqimit, programet e kompensimit social, ushqimet shkollore dhe mikrokreditë. Synimi është nxjerrja e 500 milionë njerëzve nga varfëria deri në vitin 2030.

Uria botërore turp për njerëzimin

Gjermania ishte një nga mbështetëset e parë të nismës. Ministrja e Zhvillimit, Svenja Schulze solli gjithashtu në këtë iniciativë edhe Aleancën për Sigurinë Globale të Ushqimit, e themeluar dy vjet më parë si pjesë e presidencës gjermane të G7-s atëkohë. Grupi joformal i vendeve të G20 është një nga forumet e pakta në të cilat përfaqësuesit e qeverive nga vendet me konflikt interesi ende takohen personalisht. I themeluar fillimisht në 2008 në përgjigje të krizës financiare të viteve 1990 në Azi, sot ky grup është një forum që bashkon veriun dhe jugun global, G7 dhe vendet BRICS.

Flavia Loss de Araujo, eksperte braziliane e marrëdhënieve ndërkombëtare, e konsideron të suksesshme presidencën e G20 të Brazilit, e cila do t’i kalojë Afrikës së Jugut më 1 dhjetor. “Brazili mori mbështetje për çështjet më të rëndësishme që propozoi: urinë dhe varfërinë, çështje që janë lënë pas dore gjithmonë nga vendet e pasura”, shkroi ajo në një kontribut për platformën online The Conversation, një forum për shkëmbimin akademik dhe gazetaresk.

“Shumë fonde për mbrojtjen dhe kthesën energjitike”

Në deklaratën përfundimtare të samitit, vendet e G20 pranuan se “bota prodhon më se mjaftueshëm ushqime për të zhdukur urinë”. Nuk mungojnë njohuritë se si do bërë kjo, por vullneti politik për të krijuar kushtet për akses më të mirë në ushqim”. Megjithatë, ekspertja e Amerikës Latine, Claudia Zilla nga Fondacioni Shkencë dhe Politikë (SWP) paralajmëron kundër pritshmërive të tepërta: “Për momentin, shumë para të vendeve të industrializuara po shkojnë drejt mbrojtjes dhe tranzicionit energjetik”, tha ajo për DW.

Tranzicioni energjitik dhe kriza klimatike u përmendën po ashtu në deklaratën përfundimtare të G20, por ato mbeten deklarata abstrakte. Shtetet “ritheksojnë” aty, se do të “kufizonin ngrohjen globale në 1.5 gradë” dhe njoftojnëm se “do të rrisnin financimin e klimës nga të gjitha burimet nga miliarda në trilionë”.

Duke pasur parasysh rezultatet jo shumë optimiste të konferencës së fundit të OKB-së për klimën në Baku, Brazilit i dalin tani shumë detyra përpara këtë çështje edhe pas përfundimit të presidencës së G20-ës. Sepse Konferenca e ardhshme e klimës, COP30, do të zhvillohet në Belém, Brazil, në nëntor të vitit 2025. Brazili do të marrë gjithashtu presidencën e vendeve të BRICS në vitin 2025.

Pasardhësja e Brazilit si drejtuese e radhës e presidencë së G20-s nga 1 Dhjetori, Afrika e Jugut ka të ngjarë të vazhdojë të trajtojë çështjenn e ndryshimeve klimatike gjatë presidencës së saj por me një fokus të ndryshëm. Sipas ekspertes së financave dhe borxhve, Magalie Masamba nga Universiteti i Pretorias, financimi i masave për mbrojtjen e klimës mund të lidhet, për shembull, me rritjen e madhe të borxheve të shumë vendeve në rajon.

Falje e borxheve për mbrojtjen e klimës?

“Shumë vende afrikane po përballen me një krizë serioze borxhi që kërcënon rritjen dhe zhvillimin ekonomik,” shkruan Masamba në një analizë për Institutin Studimor Afrikan, APRI. Kryesimi i G20 nga Afrika e Jugut është një mundësi unike për të lidhur iniciativat për lehtësimin e borxheve me arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) dhe masave të kushtueshme për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Kjo është e mundur vetëm me instrumente inovative financimi.

Kurse planet e favorizuara nga Brazili gjatë presidencës së G20 për një taksë minimale globale për super të pasurit, me të cilën të mund të financohen masat e mbrojtjes së klimës dhe programet sociale kundër urisë dhe varfërisë, ndoshta do të shfaqet vetëm në deklaratat përfundimtare.

Koordinatori i G20, Gustavo Westmann, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare në zyrën presidenciale braziliane, është i kënaqur me hapat e vegjël: “Ne kemi arritur të vendosim taksimin e super të pasurve si një çështje që duhet trajtuar, por asgjë më shumë,” pranoi ai në një intervistë me DW./DW



Ju sugjerojmë

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Para
Theu masën e “arrestit në shtëpi”, vihet në pranga 42-vjeçari në Fier

Vetëplagoset me armë zjarri një 45-vjeçar në Lezhë

Të pasigurt për pronën dhe strehimin, shqiptarët renditen të pestët në Europë

Të pasigurt për pronën dhe strehimin, shqiptarët renditen të pestët në Europë

PSD drejt fitores, por trendi i së djathtës vazhdon në Rumani

PSD drejt fitores, por trendi i së djathtës vazhdon në Rumani
















TE FUNDIT

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
6 Shkurt, 2026

Pas një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin...

Lexo më shumë

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com