-Shëndeti

A mund të ngelësh shtatzënë, kur je shtatzënë?


               Publikuar në : 11:18 - 14/09/19 |
el ida

Edhe pse duket e pabesueshme, një grua mund të mbetet shtatzënë ndërkohë që është shtatzënë. Kjo sindromë e rrallë quhet superfetim dhe lidhet me ngjizjen e një fetusi të dytë, ndërkohë që je shtatzënë me një tjetër.

Edhe pse nuk dihet pse dhe si ndodh kjo, një pjesë e mirë studimesh tregojnë se ndodh kur implantimi i embrionit vonohet që të parandalojë hormonet.

“Superfetimi” nuk është e njëjta gjë si “superfekondimi”.Kjo e fundit përfshin fertilizimin e dy vezëve gjatë një periudhe të ciklit menstrual. Kurse, në rastin e parë, ngjizja ndodh në periudha të ndryshme menstruale prandaj binjakët dalin me pesha, gjatësi dhe grupe gjaku të ndryshëm nga njëri tjetri.

Normalisht, kur një grua është shtatzënë, vezoret e saj nuk çlirojnë më vezë nga mitra sepse hormonet i çojnë trupit sinjale që të përgatitet për rritjen e bebit, gjithsesi, në rastin e superfetimit, vezoret gjenerohen, çlirojnë një tjetër vezë dhe kështu është e mundur një tjetër shtatzëni.

Përveçse tek njeriu, kjo dukuri ndodh dhe tek kafshët. I pari që e vuri re këtë tek një lepur ishte Aristoteli./Opinion.al

Pas