Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të jetë ndërhyrja ushtarake në Iran, zgjidhje për ndryshimin e regjimit?

2025/06/20 at 11:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin

Çështja nëse synimi i Izraelit në luftën me Iranin ka të bëjë më shumë se thjesht me rrënimin e infrastrukturës bërthamore dhe raketore të Teheranit, pra ndryshimin e regjimit, është bërë tema kryesore e debatit mes analistëve dhe vëzhguesve.


Derisa udhëheqësit izraelitë nuk e kanë deklaruar haptazi ndryshimin e regjimit si qëllim të tyre, retorika nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të lartë – e kombinuar me shkallën dhe intensitetin e operacioneve të fundit – nënkupton se përmbysja e republikës islamike mund të jetë synim i nënkuptuar ose aspirues.

Kritikët paralajmërojnë se një strategji e tillë mbart rreziqe të mëdha: përshkallëzim rajonal, pasoja të paqëllimshme politike dhe mundësia e fuqizimit të elementëve edhe më radikalë brenda udhëheqjes iraniane. Ata argumentojnë se përpjekja për ta rindërtuar me forcë rendin politik të Iranit është një lojë me rrezik të lartë dhe pa garanci për sukses.

Mbështetësit e një qasjeje më agresive, megjithatë, pohojnë se republika islamike është më e dobët se kurrë.

Ata nënvizojnë pakënaqësitë e vazhdueshme publike dhe izolimin në rritje ndërkombëtar, duke këmbëngulur se këto kushte përbëjnë mundësi të rrallë për të ndihmuar në rënien e regjimit. Sipas tyre, trysnia e qëndrueshme nga jashtë mund të jetë faktor vendimtar për të sjellë ndryshimin e shumëdëshiruar.

Protesta, trysni dhe mundësi

Se a mund të sjellë ndryshim regjimi në Iran ndërhyrja ushtarake mbetet çështje shumë e diskutueshme – si në qarqet politike ashtu edhe mes vetë iranianëve.

Në vitet e fundit, vendi ka përjetuar valë të përsëritura protestash mbarëkombëtare, më e theksuara ajo e vitit 2022 pas vdekjes së Mahsa Amini në paraburgim policor.

Ajo lëvizje, e cila u bashkua rreth sloganit “Grua, Jetë, Liri”, u përhap me shpejtësi në dhjetëra provinca dhe gjeti mbështetje nga segmente të ndryshme të shoqërisë. Ajo u përball me një shtypje të ashpër: sipas organizatave për të drejtat e njeriut, mbi 550 protestues u vranë dhe më shumë se 20.000 u arrestuan.

Protestat zbuluan pakënaqësinë e thellë publike dhe treguan brishtësinë e regjimit. Por, ato gjithashtu nënvizuan qëndrueshmërinë – dhe gatishmërinë për përdorim force të pakufizuar – të aparatit të sigurisë së Iranit, duke theksuar sfidat në të cilat has çdo përpjekje për të rrëzuar republikën islamike nga brenda.

Disa analistë argumentojnë se trysnia ushtarake nga jashtë mund të krijojë hapësirë për opozitën iraniane.

Por, edhe përkrahësit e ndryshimit të regjimit, e pranojnë se sulmet ajrore nuk mjaftojnë.

“Ne flasim shumë për ndryshimin e regjimit, por nuk kemi investuar vërtet në një fushatë për të zgjeruar komunikimin, për të krijuar një fond, për të bërë të gjitha ato gjëra që do t’i jepnin opozitës iraniane hapësirën për të marrë frymë, për t’u organizuar dhe mobilizuar kundër regjimit”, tha Ilan Berman, nënkryetar i Këshillit Amerikan për Politikë të Jashtme dhe anëtar bordi i Radios Evropa e Lirë (REL).

Duke folur për Radio Farda të REL-it, ai e quajti këtë punë përgatitore “parakusht të domosdoshëm që iranianët të ndihen të sigurt për t’u ngritur në mënyrë të qëndrueshme”.

Pa përpjekje të tilla, kritikët paralajmërojnë, ndërhyrja ushtarake rrezikon të sjellë efekt të kundërt – duke forcuar linjën e ashpër dhe duke larguar iranianët e zakonshëm.

Pikëpamje të ndara për ndërhyrjen ushtarake

Për shumë iranianë, dallimi midis republikës islamike dhe kombit është thelbësor.

“Kjo nuk është një luftë mes Izraelit dhe Iranit, por mes Izraelit dhe republikës islamike. Iranianët kanë kërkuar ndryshim regjimi prej vitesh dhe në fund, midis Iranit dhe republikës islamike, vetëm njëri do të mbetet”, tha Hamed Sheibani-Rad, anëtar i lartë i Partisë Iran Novin, me seli jashtë vendit.

“Njerëzit e dinë shumë mirë që kjo mundësi e dhënë nga Izraeli mund të mos u vijë më kurrë”, shtoi ai, duke pasqyruar pikëpamjen e disa njerëzve se trysnia nga jashtë mund të përshpejtojë ndryshimin e shumëpritur.

Të tjerë, megjithatë, paralajmërojnë se ndërhyrja nga jashtë – sidomos kur sjell viktima civile ose godet infrastrukturë të rëndësishme për jetën e përditshme – mund të dëmtojë legjitimitetin e pakënaqësisë së brendshme.

“Kritikat ndaj republikës islamike janë çështje e brendshme. Populli i Iranit është i vetëdijshëm dhe nuk ka nevojë për një kujdestar jashtë vendit, sidomos jo dikë si Netanyahu”, tha analisti i mbrojtjes me bazë në SHBA, Hossein Arian, në një intervistë për Radio Farda.

Ai argumentoi se sulmet izraelite në fund të fundit godasin pasuri që “u përkasin njerëzve iranianë,” duke përshkruar republikën islamike si “asgjë më shumë se një qiramarrës”.

Derisa legjitimiteti i republikës islamike duket gjithnjë e më i brishtë – i dëshmuar nga pjesëmarrja e ulët në zgjedhje dhe trazirat e vazhdueshme – shumica e vëzhguesve pajtohen se ndryshimi i qëndrueshëm do të duhet të vijë përfundimisht nga brenda.

Ndërhyrja e jashtme ushtarake mund të ndikojë në ritmin apo natyrën e atij ndryshimi, por se a mund ta nisë atë, mbetet çështje thellësisht e pasigurt./REL



Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin në Hungari, BE kundër:Ka urdhër arresti, nuk mund të vijë në një vend europian

20 Tetor, 2025 5:17 pm
Spanja do të kërkojë heqjen e ndryshimeve të orës në BE nga viti 2026
Bota

Spanja do të kërkojë heqjen e ndryshimeve të orës në BE nga viti 2026

20 Tetor, 2025 5:02 pm
BE-ja miraton ndalimin e gazit rus, Hungaria dhe Sllovakia refuzojnë
Bota

BE-ja miraton ndalimin e gazit rus, Hungaria dhe Sllovakia refuzojnë

20 Tetor, 2025 4:51 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Rajoni

Osmani: Ka ende kohë për krijimin e Qeverisë së re, Lista Serbe po pengon procesin

20 Tetor, 2025 4:23 pm
Krizë bërthamore në SHBA, autoritetet ngrenë alarmin
Bota

Krizë bërthamore në SHBA, autoritetet ngrenë alarmin

20 Tetor, 2025 3:55 pm
Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional
Aktualitet

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional

20 Tetor, 2025 2:55 pm
Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

20 Tetor, 2025 2:52 pm
Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
Kryesore

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

20 Tetor, 2025 1:20 pm
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Tetor, 2025 12:51 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

20 Tetor, 2025 12:24 pm
Para
VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve

VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel

Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës
















TE FUNDIT

Putin në Hungari, BE kundër:Ka urdhër arresti, nuk mund të vijë në një vend europian

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
20 Tetor, 2025

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë të hënën se “nuk është mirë” që presidenti...

Lexo më shumë

Spanja do të kërkojë heqjen e ndryshimeve të orës në BE nga viti 2026

Spanja do të kërkojë heqjen e ndryshimeve të orës në BE nga viti 2026
20 Tetor, 2025

Spanja do t’i kërkojë Bashkimit Evropian(BE) të ndalojë ndërrimin e orës dy herë në vit duke filluar nga viti 2026,...

Lexo më shumë

BE-ja miraton ndalimin e gazit rus, Hungaria dhe Sllovakia refuzojnë

BE-ja miraton ndalimin e gazit rus, Hungaria dhe Sllovakia refuzojnë
20 Tetor, 2025

Evropa po do të ndalojë gazin rus. Ministrat e energjisë të BE-së i kanë dhënë dritën jeshile me shumicë votash propozimit...

Lexo më shumë

Osmani: Ka ende kohë për krijimin e Qeverisë së re, Lista Serbe po pengon procesin

“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
20 Tetor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se vendi ka ende kohë për ta krijuar Qeverinë e re gati tetë muaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com