Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të ishte kjo marrëveshja PS – PD?

2017/03/28 at 7:59 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Mos i falni hajdutët tanë!

Nga Blendi Fevziu –


A do ketë një marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës që t’i hapë rrugë zgjedhjeve dhe rikthimit të normalitetit në vend? A kanë nisur tentativa për t’i afruar palët në qëndrime të ngjashme, në një moment kur të dyja janë barrikaduar në pozicione që ngjajnë shumë larg? Këto janë pyetjet bazë që qarkullojnë jo vetëm në ambientet politike, por edhe gjithë shoqërinë shqiptare në një moment kur Zgjedhjet nuk janë larg, por për fat të keq, zgjidhja nuk duket askund. Së paku kështu duket këtë moment, kur Opozita këmbëngul vetëm për Qeveri teknike dhe nuk pranon asnjë lëshim tjetër përtej saj, ndërsa Mazhoranca nuk e njeh fare krizën, nuk do ta pranojë protestën dhe deklaron se asnjë lëshim nuk do të ketë ndaj kërkesave të saj.

Po a ka tentativa për marrëveshje mes palëve dhe cila mund të ishte zgjidhja? Deri tani, në ambientet diplomatike të Tiranës po flitet për një marrëveshje hipotetike, sipas së cilës, në këmbim të një Presidenti të propozuar prej saj, opozita do tërhiqet nga protesta dhe do vijojë angazhimin e saj në zgjedhje. Nuk ka asnjë dyshim që lajmi nuk duket serioz dhe as i konsiderueshëm. Kreu i PD Basha e ka përgënjeshtruar atë publikisht, por sot i pyetur në mënyrë më konkrete nga Opinion.al ai ka deklaruar se jo vetëm nuk ka një negocim dhe një kërkesë të tillë, por kjo është krejt e papranueshme për PD. Sipas tij, PD ka një objektiv publik që është qeveria teknike dhe ajo do të negociojë vetëm për të.

Por përtej përgënjeshtrimit për një negociatë PS – PD, a mund të shërbejë kjo situatë problematike për një marrëveshje më të madhe se sa thjeshtë garantimi i zgjedhjeve të Qershorit? Pra e mund të shërbejë kjo për të hedhur bazat e një sjellje dhe administrimi politik më afatgjatë dhe më garant për prosperitetin e vendit.

Disa politikanë me peshë në vend kanë hedhur vitet e fundit idenë e rishkrimit të rregullave të lojës politike dhe një marëveshje më të thellë. Veç Bashës që po flet për një Republikë të re, edhe Ben Blushi ka propozuar, më herët ndryshime thelbësore. Dashamir Shehi ka qenë i pari që ka folur për një seri ndryshimesh kushtetuese që do të përshtateshin më mirë me fazën e re politike ku po hyn vendi. Vetë Meta ka lënë të kuptohet që marrëveshjet politike mes paleve dhe konsensusi duhet të jenë baza e funksionimit të politikës sot.

Po sa e thellë mund të jetë një marrëveshje e tillë dhe çfarë mund të prekë ajo? Këtë padyshim që do ta vendosin palët pas negocimeve mes tyre dhe do të thoja pas një debati të gjerë publik. Disa prej ideve janë artikuluar, por disa mund edhe të renditen sërish.

E para, duhet rishikuar sistemi elektoral. Koalicionet parazgjedhore nuk duhet të funksionojnë. Partitë duhet të hyjnë secila në zgjedhje me mundësitë dhe kandidatët e tyre, duke përfituar një korrigjim në nivel kombëtar për të qenë një llogaritje më e drejtë e votave të tyre. Kështu secili merr aq deputetë sa meriton dhe jo një forcë çon në parlament një deputet me 4000 vota sepse është në koalicion me PS apo PD, ndërsa një tjetër që ka po aq vota në rang vendi duhet të ketë 13000 vota për të siguruar një deputet. Koalicionet le të jenë qeverisëse dhe të ndërtohen pas zgjedhjeve në bazë të rezultateve të secilës parti.

E dyta numri i deputetëve të Parlamentit mund dhe duhet të reduktohet ndjeshëm. Nga 140 që janë sot, besoj se mjaftueshëm është edhe me 90 – 100 deputetë. Kështu që të zgjidhesh deputet kërkohen më shumë vota dhe personat që tentojnë të hyjnë në parlament përmes vjedhjes së votave do ta kenë më të vështirë.

Po ashtu cilësia e parlamentit rritet dhe eleminohet fenomeni i shitblerjes së deputetëve që zakonisht ndodh tek ata që s’kanë staturë të vërtetë politike.

E treta, mund të shihet mundësia e zgjedhjes së presidentit nga populli, duke i dhënë atij as më shumë dhe as më pak kompetencat që ka Presidenti në Maqedoni. Pra pa prekur thelbin e Republikës Parlamentare.

E katërta mund të shihen dhe të formëzohen marrëveshje madhore për vendin. Ajo e drejtësisë; ajo e dekriminalizimit të plotë e të thellë; ajo e angazhimit të opozitës për të mos bllokuar asnjë nga ligjet dhe reformat standart që duhen për integrimin e vendit dhe angazhimin e mazhorancës për të mos përdorur politikisht dhe në fushatë asnjë arritje që vjen nga integrimi. Integrimi duhet të konsiderohet arritje e përbashkët e të gjithë shqiptarëve.

Duhet parë mundësia që investimet e mëdha dhe serioze të aprovohen nga të dyja palët, pra të ketë një dakordësi paraprake që do të reduktojë hezitimin dhe frikën e investitorëve. Investimet janë vazhdimësi. Berisha trashëgoi investime të firmosura nga Nano; Rama nga Berisha. Po kështu do ndodhë me Bashën që do trashëgojë firmat e Ramës dhe me atë tjertin më pas që do trashëgojë arritjet e Bashës.

E pesta mund të shihet ideja e senatit për të shmangur krizat që prodhon dhoma e ulët e parlamentit dhe për të krijuar një autoritet moral më të lartë.

Ka shumë gjëra që mund të shihen dhe ky është momenti më i mirë për ta bërë këtë. Shqipëria ka nevojë për stabilitet dhe garanci dhe jo për përplasje. Falë konfliktit kemi mbetur të fundit në Europë dhe jashtë një dere ku duhej të kishim hyrë së paku 10 vjet të shkuara. Tani është momenti të mos vonohemi më!

Blendi Fevziu

Etiketa: e ardhmja politike e venditkriza politikemarreveshje PD - PS


Ju sugjerojmë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

1 Janar, 2026 11:00 pm
47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
Bota

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

1 Janar, 2026 7:33 pm
Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
Bota

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

1 Janar, 2026 5:12 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

1 Janar, 2026 3:59 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Para
Përfshihet nga flakët një automjet në autostradë

Përfshihet nga flakët një automjet në autostradë

Foto/ Noziy në krahët e modeles serbe?

Ju nuk e keni vënë re tek Noizy, ai simpatizon bashkëshorten e...

FOTO/ Zbulohet lidhja e të fejuarit të Marina Farës dhe kryeministrit Edi Rama

FOTO/ Zbulohet lidhja e të fejuarit të Marina Farës dhe kryeministrit Edi Rama
















TE FUNDIT

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
1 Janar, 2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë datave 02–07.01.2026, duke...

Lexo më shumë

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
1 Janar, 2026

Një zjarr gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar...

Lexo më shumë

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
1 Janar, 2026

47 persona u vranë kur një zjarr shpërtheu në një bar të njohur për VIP-at në një vendpushim luksoz skijimi në Zvicër...

Lexo më shumë

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
1 Janar, 2026

CIA ka vlerësuar se Ukraina nuk ka shënjestruar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com