-Shëndeti

A mund të infektohen përsëri ata që shërohen njëherë nga koronavirusi?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:21 - 27/03/20 |
el ida

Krahas mijëra viktimave dhe të infektuarve nga pandemia, dihet që të paktën 123 mijë persona janë shëruar nga Covid-19.

Kjo shifër sidoqoftë mendohet të jetë shumë herë më e lartë pasi mijëra persona asimptomatikë, mund ta kenë kaluar sëmundjen pa e ndjerë dhe pa u regjistruar kurrë si të infektuar nga statistikat.

Por , a mund të rikthehet virusi tek ata që e kanë kaluar njëherë?

Sipas ekspertëve të intervistuar nga New York Times, koronavirusi nuk rikthehet, të paktën në një kohë të shkurtër, por mbetet për tu parë sesa zgjat ky imunizim.

Vrojtimet deri më tani kanë konfirmuar se thuajse gjithnjë pacientët e shëruar nuk kanë marrë një infeksion të dytë, por bëhet fjalë ende për një hark kohor tejet të shkurtër.

Eskperimente mbi disa majmunë kanë treguar të njëjtën veçori, por nuk kanë përcaktuar sa ky imunizim mund të zgjasë.

Element i rëndësishëm në mbrojtjen nga viruset janë dy antikorpe, imunoglobulinat M dhe G dhe nëse zyrtarizohet fakti që koronavirusi krijon imunizim tek personat e infektuar, kjo veçori mund t’i japë një armë të fortë institucioneve shëndetësore.

Studime mbi viruse të përafërta si SARS kanë treguar se imunizimi mund të zgjasë 8-10 vjet, dhe shpresohet që virusi i afërt i tij, që jo më kot quhet zyrtarisht SARS-2, të ketë veçori të ngjashme./Opinion.al

Pas