-Shëndeti

A mund të infektohemi me Koronavirus përmes pakove që vinë nga Kina?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:59 - 29/01/20 |
el ida

Koronavirusi, i cili ka përhapur panik në Kinë dhe në shumë vende të tjera të botës ka ngritur një sërë pasigurish lidhur me çdo lloj produkti që vjen nga Kina.

Edhe pse nuk ka asnjë provë që Koronavirusi mund të përhapet përmes mallrave të importuar, mes blerësve që kanë porositur online në Kinë ka frikë dhe pikëpyetje të mëdha.

Megjithatë, doktoreshë, Nancy Messonnier e Center for Disease Control (CDC) tregon se në fakt mundësitë që personat që marrin pako të infektohen janë të pakëta pasi koronaviruset nuk mbijetojnë dot gjatë në sipërfaqe të pajeta.

“Në përgjithësi, ngaqë koronaviruset nuk mbijetojnë dot gjatë në sipërfaqe të pajeta, shanset që të përhapet nga produktet e ardhura nga Kina janë shumë të pakëta,” tha Dr. Nancy Messonnier e CDC.

Mesatarisht ka një hapësirë kohore nga 5 deri në 21 ditë që një pako të vijë nga Kina në Shqipëri, dhe duke ndjekur logjikën e shpjegimit qe japin specialistet virusi nuk do të mbijetonte aq sa për të infektuar marrësin e pakos./Opinion.al

Pas