Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të falë veten presidenti Trump para largimit nga detyra?

2021/01/14 at 2:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A mund të falë veten presidenti Trump para largimit nga detyra?

WASHINGTON, DC - JANUARY 14: U.S. President Donald Trump declines to answer a final question from the press as he departs the White House January 14, 2019 in Washington, DC. Trump is scheduled to travel to New Orleans today to address the American Farm Bureau Federation’s 100th annual convention. (Photo by Win McNamee/Getty Images)

I kufizuar një kohë në qarqet shkencore, debati nëse një president mund të falë veten, u rindez pas sulmit të dhunshëm në Kapitol javën e kaluar nga mbështetësit e presidentit Donald Trump.


Trazirat çuan në ngritjen e akuzave për shkarkim të presidentit Trump këtë javë dhe nxitën thirrjet e demokratëve për një hetim federal mbi rolin e tij në nxitjen e dhunës.

Kjo nga ana tjetër ka ripërtërirë pikëpyetjet nëse presidenti Trump mund të përdorë fuqinë e faljes presidenciale për veten për të shmangur ndjekjen penale në të ardhmen.

Këtë çështje presidenti Trump e ka mbështetur në të kaluarën. Në vitin 2018, duke u përballur me një hetim për lidhjet e fushatës së tij të vitit 2016 me Rusinë, ai tha se kishte “të drejtë absolute” të falte veten.

Por sado e tepruar që të duket, një “vet-falje” mund të mos jetë domosdoshmërisht në interesin më të mirë të presidentit Trump dhe këshilltarët thuhet se janë përpjekur ta bindin që të heqë dorë nga një ide e tillë.

Falja e vetvetes mund të shihet si një pranim i fajit, kanë thënë ata. Për më tepër, një veprim i tillë, thonë ekspertët ligjorë, mund të kthehet në një efekt të kundërt duke nxitur Departamentin e Drejtësisë nën presidencën e ardhshme të zotit Joe Biden të sfidojë faljen dhe të ngrejë akuza kundër zotit Trump.

A MUND TA FALË VETEN PRESIDENTI?

Vetë Kushtetuta amerikane është e heshtur për këtë çështje. Artikulli i II-të i aktit themelues i jep presidentit fuqinë për të “dhënë falje për vepra penale kundër Shteteve të Bashkuara, me përjashtim të rasteve të shkarkimit”. Ky tekst lë hapësirë për interpretim.

“Asnjë president nuk ka provuar ndonjëherë vet-falje, kështu që ne nuk kemi ndonjë precedent”, tha Jeffrey Crouch, një profesor i drejtësisë në Universitetin Amerikan dhe autor i një libri mbi fuqinë e faljes presidenciale.”Presidenti (Richard) Nixon mendoi ta bënte atë, por në fund hoqi dorë”.

Ata që besojnë se një president mund të falë veten, argumentojnë se kjo nuk bie ndesh me Kushtetutën. Udhëheqësi amerikan, thonë ata, ka fuqinë të falë krimet federale dhe nëse ai vetë kryen një krim federal, atëherë ai duhet të jetë në gjendje të falë veten për një vepër të tillë.

Por ata që kanë pikëpamje të kundërt- dhe ata janë shumicë – pretendojnë se vetë akti i “dhënies së faljes” nënkupton një veprim dypalësh që përfshinë dy persona.

“Përdorimi i fjalës falje, normalisht nënkupton që një person po falë një tjetër. Kjo është mënyra se si është kuptuar historikisht,” tha Steve Mulroy, një profesor i drejtësisë në Universitetin e Memfisit.

Për më tepër, tha zoti Mulroy, vet-falja është në kundërshtim me një parim të vjetër ligjor amerikan, të rrënjosur në ligjin anglez, që një njeri nuk mund të jetë gjykatës në çështjen e vet.

“Pra, për atë arsye, ndonëse fuqia e faljes është shumë e gjerë dhe Gjykata e Lartë nuk ka vendosur asnjëherë përfundimisht për të, shumica e studiuesve të kushtetutës do të thoshin se ju nuk mund ta falni veten,” tha zoti Mulroy.

Në vitin 1974, Departamenti i Drejtësisë e shqyrtoi këtë çështje. Përgjigja që doli ishte, jo. Vet-falja do të binte në kundërshtim me “rregullin themelor që askush nuk mund të jetë gjykatës në çështjen e tij”, shkroi Zyra e Këshillit Ligjor të departamentit në një memorandum që mbetet politikë e Departamentit të Drejtësisë.

SI DO TË DUKEJ NJË VET-FALJE?

Sigurisht, kjo nuk do të thotë që presidenti mund të mos përpiqet të falë veten. Sipas ekspertëve ligjorë, nëse ai vendos për këtë, ka të ngjarë t’i jap vetes një “falje të plotë dhe të pakushtëzuar”. Zakonisht, kur një president falë dikë, dokumenti përcakton akuzat për të cilat ai po i falë, siç ishte rasti me faljet e fundit të disa ish-bashkëpunëtorëve të presidentit Trump.

“Në rastin e tij, presidenti Trump ka të ngjarë të zgjedhë një falje sipas shembullit të faljes së ish presidentit Richard Nixon, për të gjitha krimet kundër Shteteve të Bashkuara”, tha Caroline Mala Corbin, një profesoreshë e drejtësisë në Universitetin e Miamit.

CILAT JANË PASOJAT E NJË VETË-FALJEJE PRESIDENCIALE?

Asnjëherë e provuar më parë, një vet-falje nga presidenti Trump, sipas disa ekspertëve ligjorë, mund të vendos një precedent të rrezikshëm për të ardhmen.

“Vet-faljet presidenciale do të ishin një precedent i tmerrshëm dhe do t’i lejonin presidentët të kryenin krimet më mizore federale dhe thjesht të falnin veten”, tha zonja Corbin.

Ata që mendojnë se një president mund të falë veten nuk pajtohen megjithatë, duke thënë se ka kontrolle të tjera mbi pushtetin presidencial siç është shkarkimi nga Kongresi. Për më tepër, falja nuk e mbron një president nga ndjekja penale shtetërore.

A MUND TË SFIDOHET LIGJËRISHT NJË VET-FALJE?

Ndërsa faljet presidenciale janë të përhershme dhe nuk mund të zhbëhen, një vet-falje nga presidenti Trump mund të përfundojë duke u përballur me sfida ligjore në të ardhmen.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden e ka bërë të qartë se ai nuk e pëlqen që Departamenti i Drejtësisë të hetojë paraardhësin e tij. Por nëse presidenti Trump do të falte veten, kjo mund ta nxisë Departamentin e Drejtësisë të ngrejë akuza kundër tij, vetëm për të provuar kushtetutshmërinë e veprimit.

Çështja mund të shkojë deri në Gjykatën e Lartë, e cila kurrë nuk e ka peshuar këtë çështje, thonë ekspertët.

“Mund të argumentohet lehtësisht se kjo ishte një çështje e ligjit kushtetues që duhej të zgjidhej nga gjykatat…”, tha zonja Corbin./ VOA

Etiketa: donald trumpprotestashba


Ju sugjerojmë

BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027
Bota

BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027

17 Tetor, 2025 9:41 am
Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së
Aktualitet

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së

17 Tetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 tetor 2025

17 Tetor, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

17 Tetor, 2025 8:00 am
Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
-U tha në Opinion

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

16 Tetor, 2025 10:51 pm
Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
-U tha në Opinion

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

16 Tetor, 2025 9:44 pm
“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
-U tha në Opinion

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

16 Tetor, 2025 9:38 pm
Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
-U tha në Opinion

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

16 Tetor, 2025 9:29 pm
Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë
Bota

Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë

16 Tetor, 2025 7:53 pm
Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
Aktualitet

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

16 Tetor, 2025 6:53 pm
Para
Mashtroi një grua dhe i mori 270 mijë euro, arrestohet 51-vjeçari

Mashtroi një grua dhe i mori 270 mijë euro, arrestohet 51-vjeçari

Bisedat, si e zbuloi denoncuesja se Tire Alldervishi ishte sanitare

Dëshmia, Tire Alldervishi nuk u mjaftua me paratë e vajzës së pacientes

Opinion/ Rrëfimi i rrallë i Neritan Cekës!

Opinion/ Rrëfimi i rrallë i Neritan Cekës!
















TE FUNDIT

BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027

BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027
17 Tetor, 2025

Bashkimi Evropian ka vendosur që të zhvillojë dhe vendosë një sistem të përbashkët anti-dronësh, i cili duhet të jetë plotësisht...

Lexo më shumë

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së
17 Tetor, 2025

Sot Tirana mbahet protesta në mbështetje ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 17 tetor 2025

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
17 Tetor, 2025

Ditën e premte parashikohen reshje shiu. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët,...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
17 Tetor, 2025

Dashi Ditë shumë e veçantë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Marsi do provokojnë fantazinë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com