Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

2025/08/28 at 3:54 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se Qeveria mund të emërojë komisionarë, nëse zgjedhjet lokale nuk japin rezultat. Kjo mund të ndodhë sidomos në komunat e vogla, ku ka pak votues ose shumë njerëz janë larguar jashtë vendit, thonë analistët.


Nëse as pas rundit të dytë të zgjedhjeve nuk zgjidhet kryetari i një komune, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut duhet ta njoftojë Qeverinë e vendit.

Në atë rast, brenda 15 ditësh, Qeveria do të emëronte një komisionar, që do t’i kishte të gjitha kompetencat e kryetarit të komunës.

Pastaj, Qeveria do ta njoftonte Kuvendin, i cili, brenda 60 ditësh, do të shpallte zgjedhje të reja në atë komunë.

E gjithë kjo është e rregulluar kështu me nenin 134 të Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.

Zgjedhja e komisionarit nuk ka kritere të veçanta, por zakonisht ai zgjidhet nga komuna ku jeton. Dhe, mandati i tij është i përkohshëm, derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja.

Njoftimi i Mickoskit pasoi vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të lehtësuar pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur, me vetëm dy nënshkrime, në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Kjo ngriti shqetësime se fleta e votimit mund të bëhet shumë e gjatë dhe e ngatërruar.

“Çdo gjë është e mundur. Fleta e votimit mund të jetë 7-8 metra e gjatë, për të penguar qytetarët që të dalin. Por, dua të paralajmëroj se sipas Kushtetutës dhe ligjit, nëse zgjedhjet nuk janë të suksesshme, Qeveria emëron komisionarë”, tha Mickoski.

Si zgjidhen kryetarët e komunave dhe këshilltarët në Maqedoninë e Veriut?
Për të zgjedhur kryetarin e komunës në rundin e parë, duhet të votojë së paku një e treta e votuesve të regjistruar.

Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e nevojshme, rundi i dytë zhvillohet mes dy kandidatëve më të votuar në rundin e parë. Kandidati që fiton më shumë vota në rundin e dytë, zgjidhet kryetar.

Nëse as pas rundit të dytë nuk zgjidhet kryetari, KSHZ-ja e njofton Qeverinë dhe Qeveria ndërhyn sipas ligjit.

Për zgjedhjen e këshilltarëve nuk kërkohet pjesëmarrje minimale. Ulëset në këshill ndahen sipas numrit të votave që merr secila listë kandidatësh.

Skenari i zgjedhjeve të pasuksesshme, i mundshëm në komunat më të vogla
Analistët politikë paralajmërojnë se zgjedhjet për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut mund të dështojnë në disa komuna më të vogla – sidomos në ato që janë më të prekura nga emigracioni.

“Nuk pres që në një numër të madh komunash të mos arrihet pragu. Por, në komunat më të vogla, ku ka pak interes për të votuar, abstenimi mund të çojë në dështim të procesit. Këto zakonisht janë zona me popullsi shumë të vogël. Nuk pres që kjo të ndodhë në Shkup apo në qytetet e mëdha”, thotë Aleksandar Novakovski, ish-kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për Radion Evropa e Lirë.

Ai paralajmëron, gjithashtu, për rreziqet nga numri i madh i kandidatëve dhe mundësinë e manipulimeve.

“Shpresojmë që këto të mos ndodhin. Por, nëse ndodhin, mund të ketë pasoja serioze në përpunimin e të dhënave, kosto financiare dhe fletëvotime tepër të gjata. Po ashtu, mund të rrezikohet fshehtësia e votës, si dhe të ketë shumë ankesa”.

“Nga përvoja ime, keqpërdorimet janë të mundshme. Për shembull, një parti që e di se nuk mund të fitojë në një komunë, mund t’u thotë mbështetësve të saj të regjistrohen si kandidatë. Imagjinoni 1.000 kandidatë në një fletëvotim…”, thotë Novakovski.

Analisti politik, Sefer Selimi, thotë se deklarata e kryeministrit Mickoski për mundësinë e emërimit të “të besuarve” të Qeverisë, në rast se dështojnë zgjedhjet lokale, duket më shumë si një mënyrë për t’i dekurajuar kandidatët e pavarur.

Sipas tij, partitë tradicionale gjithmonë kanë vendosur pengesa shtesë për pjesëmarrjen e tyre.

“Mundësia për të emëruar të besuar qeveritarë është shumë e vogël. Edhe nëse ndodh, përsëri duhet të ketë zgjedhje, ku qytetarët vendosin, e jo kryeministri”, thotë Selimi.

Kriteret për pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhje duhej të përcaktoheshin përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, thirri një seancë të jashtëzakonshme më 16 gusht, por propozimi nuk u miratua.

Kuvendi pritet të mbajë edhe dy seanca para nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale – më 2 dhe më 12 shtator.

Kondarko: Kemi mekanizma për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve
Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut, Boris Kondarko, tha se edhe nëse ka numër të lartë të kandidatëve të pavarur – pasi tani u mjaftojnë vetëm dy nënshkrime për të garuar – KSHZ-ja i ka mekanizmat për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Ai pranoi se numri i lartë i tyre mund ta bëjë procesin më të kushtueshëm, por tha se nuk do ta pengojë organizimin.

“Do të shohim pas afatit të dorëzimit të listave, më 13 shtator, se sa kandidatë do të regjistrohen, sa do t’i plotësojnë kushtet dhe sa do të konfirmohen. Ne do t’i përshtatim fletëvotimet në mënyrë që të respektohen të drejtat e të gjithëve”, tha Kondarko për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 2021, dy komuna në Maqedoninë e Veriut – Mavrovë-Rostushë dhe Qendra Zhupa – mbetën pa kryetarë komune dhe u drejtuan përkohësisht nga përfaqësues të emëruar nga Qeveria.

Në rundin e parë, zgjedhjet nuk u zhvilluan me sukses, sepse në votime morën pjesë vetëm rreth 25 për qind e qytetarëve – shumë më pak se pragu i kërkuar.

Në rundin e dytë, në Mavrovë-Rostushë, kandidati u tërhoq, ndërsa në Qendrën Zhupë përsëri nuk u arrit numri i nevojshëm i votuesve./REL



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit
Bota

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit

28 Gusht, 2025 7:31 pm
Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë
Bota

Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

28 Gusht, 2025 6:50 pm
Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë
Bota

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë

28 Gusht, 2025 6:27 pm
Kroacia dërgon në burg dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova gati të bashkëpunojë
Rajoni

Kroacia dërgon në burg dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova gati të bashkëpunojë

28 Gusht, 2025 6:19 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident në Ballsh, makina përplas 7-vjeçaren

28 Gusht, 2025 6:12 pm
Meksika pezullon dërgesat postare drejt SHBA
Bota

Meksika pezullon dërgesat postare drejt SHBA

28 Gusht, 2025 5:55 pm
Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët
Aktualitet

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët

28 Gusht, 2025 5:54 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

“Bisedova me Trump dhe Zelensky”, Von der Leyen: Putin duhet të negociojë

28 Gusht, 2025 5:51 pm
Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual
Bota

Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual

28 Gusht, 2025 5:48 pm
Rritet numri i fëmijëve të pastrehë në Francë
Bota

Rritet numri i fëmijëve të pastrehë në Francë

28 Gusht, 2025 5:45 pm
Para
Hungaria dhe Ukraina përplasen për furnizimet me naftë

Hungaria dhe Ukraina përplasen për furnizimet me naftë

Bllokim i pagesave me vlerë miliardëshe për shërbimin PayPal

Bllokim i pagesave me vlerë miliardëshe për shërbimin PayPal

VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash

VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash
















TE FUNDIT

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit
28 Gusht, 2025

Momente tensioni dhe përleshje fizike në Parlamentin Meksikan. Pamjet e dhunës janë bërë virale dhe po bëjnë gjithashtu xhiron e...

Lexo më shumë

Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë
28 Gusht, 2025

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit" për...

Lexo më shumë

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë
28 Gusht, 2025

Italia ka ngritur në ajër avionë luftarakë, për t’ju kundër-përgjigjur një avioni rus, i cili dyshohet se kishte shkelur hapsirën...

Lexo më shumë

Kroacia dërgon në burg dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova gati të bashkëpunojë

Kroacia dërgon në burg dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova gati të bashkëpunojë
28 Gusht, 2025

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com