Aktualitet

A mund të blihet drejtësia e re?


               Publikuar në : 20:37 - 22/07/19 |
geliano fataj

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi thotë se drejtësia e re nuk mund të blihet. Në një intervistë në Abc News ajo deklaroi se askush nuk mund të bëjë më ligjin si do vetë.
“Jo nuk mendoj që do të blihet dot me reformën. Në këtë moment ne kemi një sistem të ri drejtësie që po ngrihet dhe një sistem tjetër që po funksionon, një pjesë që po jep shpirt dhe një pjesë tjetër që është i shëndetshëm. Ne duhet të informojmë më shumë për zbatimin e reformës në drejtësi, çfarë po bëhet me institucionet e reja të reformës në drejtësi, cilat janë pengesat, barrierat dhe si mund të ecet me edukimin ligjor të qytetarëve”, tha Hysi duke shtuar se qytetarët përveç rrugës së gjykatave dhe prokurorisë, mund të zgjidhin çështjet edhe përmes ndërmjetësimit.

Në një intervistë për Dw, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi, ka bërë me dije se paga për një prokuror të SPAK duhet të nisë nga 1500 euro dhe do të arrijë shumën e 2500 eurove, me qëllim parandalimin e korruptimit të tyre.

“Çdo institucion ka rrezikun e kalbëzimit nga brenda. Edhe prokurorët e SPAK mund të bëhen viktima të korrupsionit. Por ata do të jenë nën kontroll të vazhdueshëm nga brenda institucionit. Nga ana tjetër për ta minimizuar mundësinë e rënies pre të korrupsionit pagat e tyre u japin mundësi të jetojnë me dinjitet pa u korruptuar. Prokurori i SPAK e ka pagën mujore 1500 euro që ditën e parë të punës. KLP i ka propozuar qeverisë t’i rrisë deri në 2.500 euro”, ka thënë Ibrahimi për DW./ Opinion.al

Pas