Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?

2025/01/23 at 8:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Trump: Do të sanksionoj Rusinë nëse Putini nuk negocion për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ndikim të madh mbi fazën e ardhshme të luftës në Ukrainë, por se si planifikon ai ta përdorë atë, mbetet një çështje e hapur.


Trump është zotuar, gjatë adresimit të tij të parë pas inaugurimit, më 20 janar, se do të jetë “paqebërës”, dhe ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore se do t’i japë shpejt fund luftës në Ukrainë, e cila merr ndihma ushtarake amerikane prej miliarda dollarësh.

Por, qasja e tij më tregtare ndaj diplomacisë ka nxitur frikë se ai mund të bëjë një marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, në dëm të Ukrainës.

“Ka ende shqetësime se Trump do të arrijë marrëveshje me Putinin, dhe më pas do t’i thotë Ukrainës se ajo duhet ta pranojë atë ose ai do të pezullojë ndihmat amerikane për Ukrainën”, ka thënë Marie Dumoulin, ish-diplomate franceze në Këshillin Evropian për Marrëdhënie të Jashtme.

Strategjia e presidentit të ri amerikan për përfundimin e luftës ende po merr formë, por analistët kanë thënë se ai ka dy rrugë të gjera përpara.

E para është shtyrja e Ukrainës – e cila tashmë po përballet me mungesë luftëtarësh dhe me lodhjen e donatorëve – në tavolinën e negociatave, duke kushtëzuar ndihmën jetike ushtarake dhe duke e detyruar atë të nënshkruajë një marrëveshje për paqe me kushte të pafavorshme, një mundësi që Kievi dhe shumica e kryeqendrave perëndimore e konsiderojnë skenarin më të keq.

Tjetra është intensifikimi i trysnisë ndaj Rusisë me sanksione të reja dhe me rritje të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

“Në këtë pikë, secili opsion është ende i mundshëm”, ka thënë Dumoulin.

A do të bëjë Trump marrëveshje me Putinin?

Si Putin, ashtu edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë sinjalizuar se janë të hapur për negociata, por është e paqartë nëse Kievi dhe Moska janë të gatshëm për të bërë kompromise.

Putin, fillimisht, ka dashur ta marrë kontrollin e Kievit dhe të instalojë një qeveri të afërt me Moskën. Kremlini, po ashtu, vazhdon të ngulmojë për mbajtjen e pjesëve të okupuara të territorit ukrainas dhe për kufizimin e madhësisë së ushtrisë ukrainase.

Kjo është e papranueshme për Kievin, i cili kërkon kthimin e territorit të tij dhe tërheqjen e plotë të forcave ruse. Zelensky, megjithatë, ka thënë se mund të jetë i hapur për ngrirjen e luftës përgjatë vijës aktuale të frontit, në këmbim të hapjes së rrugës për anëtarësimin e Ukrainës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Trump po përpiqet, po ashtu, të shfrytëzojë marrëdhënien e tij me Putinin, të cilin në të kaluarën e ka quajtur strateg “të zgjuar”, dhe ka thënë se planifikon të takohet sy më sy me udhëheqësin rus.

“Nga perspektiva e presidentit Trump, nuk mund të bësh një marrëveshje nëse nuk ke një lloj marrëdhënieje dhe dialogu me palën tjetër. Dhe, ne absolutisht do ta krijojmë muajve të ardhshëm”, ka thënë Mike Waltz, këshilltar i Trumpit për siguri kombëtare, gjatë një interviste më 12 janar.

Presidenti Trump ka përmendur sërish raportin e tij personal me udhëheqësin rus, teksa ka folur me gazetarë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, duke thënë se “kalon shkëlqyeshëm [me Putinin]. Shpresoj që ai të jetë i interesuar për një marrëveshje”.

Por, Trump ka shprehur edhe kritika, sinjal që ai mund të nxjerrë edhe karotën, edhe shkopin, në përpjekje për të arritur një marrëveshje me Moskën.

“Unë mendoj se [Putin] po e shkatërron Rusinë duke mos bërë një marrëveshje”, ka thënë Trump. “Unë mendoj se Rusia do të ketë telashe të mëdha”.

Oleksandr Motsyk, ish-ambasador i Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kievi duhet të përgatitet për një mori lëvizjesh diplomatike, dhe të mos i frikohet afrimit ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit.

“Në fazën e parë, Ukraina do të bisedojë me Shtetet e Bashkuara, dhe Rusia do të bisedojë me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai. “Më pas, Shtetet e Bashkuara do t’i shikojnë pozicionet e të dyja palëve dhe, duke u bazuar në to, do të mund të bëjë propozime”.

Çfarë mjetesh ka Trump?

Por, teksa vrulli për bisedime po rritet, Trump mund të hasë në vështirë për ta sjellë Rusinë në tavolinën e negociatave.

Analistët thonë se, pavarësisht humbjeve të mëdha që ka pësuar Rusia në fushëbetejë, Putin beson se është duke fituar në Ukrainë dhe ka pak interesim të tërhiqet.

Kjo mund ta nxisë Trumpin të përpiqet të marrë masa – që mund të përfshijnë vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj ekonomisë së Rusisë.

Para largimit nga pushteti, administrata e presidentit Joe Biden ka vendosur sanksionet më të ndjeshme ndaj tregtisë ruse të naftës nga ndonjë fuqi perëndimore deri më sot. Trump mund t’i ashpërsojë ato.

Scott Bessent, i zgjedhur i Trumpit për sekretar të Thesarit, ka thënë gjatë seancës për konfirmimin e tij, më 16 janar, se ai mbështet “100 për qind” intensifikimin e sanksioneve ndaj prodhuesve rusë të naftës për ta sjellë Moskën “në tavolinë”, nëse Trump e kërkon një gjë të tillë.

Gjatë seancës për konfirmimin e tij në Senat, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se sanksionet – si zbatimi, ashtu edhe heqja e tyre – mund të bëhen pjesë e diskutimeve për përfundimin e luftës gati trevjeçare.

Teksa ka thënë se si Rusia, ashtu edhe Ukraina duhet të bëjnë “lëshime” për të arritur një marrëveshje për paqe, Rubio ka pohuar se “sanksionet dhe heqja e sanksioneve” duhet “të jenë pjesë e kësaj bisede në aspekt të gjetjes së… një zgjidhjeje”.

Trump mund edhe t’i bëjë trysni Putinit për të marrë pjesë në bisedime, duke kërcënuar me rritje të mbështetjes ushtarake për Ukrainën dhe me ndryshimin e dinamikës në fushëbetejë.

Mbetet të shihet nëse Trump do ta zgjedhë këtë rrugë, veçanërisht duke marrë parasysh premtimin e tij gjatë fushatës zgjedhore për të ndalur mbështetjen financiare për Ukrainën, dhe kritikat për administratën Biden, gjatë adresimit të tij të parë pas inaugurimit, për “financimin e pakufizuar për mbrojtjen e kufijve të huaj”.

“Rusia nuk ka sinjalizuar asnjëherë gatishmëri për kompromis”, ka thënë ish-diplomatja Dumoulin. “Trump i ka dy opsione kryesore: t’i pranojë kushtet e Moskës apo të mundohet t’i ndryshojë ato”./REL



Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

21 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

21 Dhjetor, 2025 8:01 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

21 Dhjetor, 2025 5:29 pm
Para
SHBA-ja do ta rishpallë organizatë terroriste grupin e mbështetur nga Irani, Huthi

SHBA-ja do ta rishpallë organizatë terroriste grupin e mbështetur nga Irani, Huthi

Italianët, “adhuruesit” më të mëdhenj të Shqipërisë, shënuan rritjen më të lartë në 2024

Italianët, “adhuruesit” më të mëdhenj të Shqipërisë, shënuan rritjen më të lartë në 2024

Rama fton qytetarët të vizitojnë Muzeun Etnografik të Krujës: Udhëtim përmes kulturës dhe traditave të zonës

Rama fton qytetarët të vizitojnë Muzeun Etnografik të Krujës: Udhëtim përmes kulturës dhe traditave të zonës
















TE FUNDIT

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
21 Dhjetor, 2025

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë,...

Lexo më shumë

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com