Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund ta zgjidhë Brukseli konfliktin për dinarin serb?

2024/02/26 at 8:40 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A mund ta zgjidhë Brukseli konfliktin për dinarin serb?

Daniel Server: Pretendimi i palës serbe për ‘spastrim etnik’ pas ndalimit të dinarit në Kosovë nuk qëndron, por Prishtina duhet të sigurojë përfaqësimin e interesave të gjithë qytetarëve.

Një tjetër tentativë për ndërmjetësim nga Brukseli për çështjen Kosovë – Serbi, në pikun e debateve mbi heqjen e dinarit serb nga transaksionet bankare në Kosovë. Brukseli i druhet përshkallëzimit të marrëdhënies mes dy vendeve dhe për këtë arsye ka ftuar përfaqësues të dy qeverive më 27 shkurt për të biseduar rreth çështjes. Por deri tani, ftesën e BE-së për datën 27 shkurt, duket se nuk e ka konfirmuar asnjëra nga palët. “Kemi thënë se i kemi ftuar palët, por nuk kemi konfirmuar asnjë mbajtje takimi deri tani” – thotë për Deutsche Welle Peter Stano, zëdhënësi i shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borell.

Profesori amerikan, Daniel Server, ekspert i Ballkanit, thotë se takimet e niveleve të larta me ndërmjetësim të Brukselit zakonisht nuk kanë prodhuar rezultate.

Dinari nuk është pjesë e procesit të dialogut

DW kontaktoi edhe kabinetin e kryeministrit Kurti, i cili sqaroi se Kurti do të ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar në ato data dhe rekomandoi të kontaktohej kabineti i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, njëkohësisht edhe kryenegociator i dialogut me Serbinë. Sipas zëdhënësit të zëvendëskryeministrit Bislimi: “Rregullorja e BQK për operacionet me para të gatshme (apo ajo që po tentojnë ta quajnë ‘çështja e dinarit’) nuk është pjesë e procesit të dialogut. Në këtë takim të thirrur, kryenegociatori apo dikush nga ekipi negociues nuk do të shkojë, meqë siç thamë, kjo nuk bën pjesë në procesin e dialogut. Për pjesën tjetër, nëse shkon ndonjë përfaqësues tjetër apo kush do të jetë ai, do të mbaheni të informuar”.

Ndërsa nga pala serbe, presidenti Vuçiç e kërkoi një takim të tillë publikisht pak ditë më parë, gjatë një daljeje për mediat nga Konferenca e Sigurisë në Mynih. “Më duket se BE nuk mundet ose nuk do të ndërmarrë veprime kundrejt Prishtinës, e cila jo vetëm zbaton masa të njëanshme por edhe kërkon spastrim etnik të serbëve në Kosovë, me çdo formë të mundshme” – tha Vuçiç para gazetarëve në Mynih. Daniel Serwer, drejtues i departamentit të Menaxhimit të Konflikteve në universitetin “John Hopkins”, njëkohësisht me eksperiencë të gjatë në studimin e konflikteve në Ballkan, thotë për Deutsche Welle se “Asnjë nga këto takimet e nivelit të lartë mes palëve, nuk kanë pasur dhe aq rezultat”.

Ndalimi i dinarit serb

Serwer e kupton vendimin e BQK-së si pengesë të përdorimit të dinarit serb vetëm për kryerjen e transaksioneve. “Kjo më tingëllon si praktikë që ndiqet në shumë shtete. Në Shtetet e Bashkuara, me sa unë kuptoj, e vetmja monedhë e ligjshme është dollari” – thotë ai për DW.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron përdorimin e dinarit serb në komunat me shumicë serbe në Kosovë, si një mjet që furnizon trafiqet e paligjshme dhe grupet kriminale në veri. Pas vendimit Shtetet e Bashkuara dhe BE i kërkuan qeverisë së Kosovës që t’u jepte qytetarëve serbë me tepër kohë për t’u mësuar me realitetin e ri dhe i kujtuan kryeministrit se mund të humbiste shumë nga partneriteti strategjik. I drejtpërdrejtë dhe i ashpër, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier, tha se qeveria Kurti kishte ndërmarrë veprime të njëanshme pa u konsultuar me to dhe se “situata ka ndikuar ka marrëdhënien mes dy vendeve”. Ndikimi në marrëdhëniet dypalëshe nuk u pranua nga qeveria e Kosovës, megjithashtë Banka Qendrore e Kosovës doli me një tjetër vendim pak ditë pas të parit, që tha se “kishin hartuar një tjetër plan me veprime shtesë, të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet e tjera financiare”.

Që pas daljes së rregullores për ndalimin e dinarit serb në veprimet financiare, qeveria e Serbisë e ka konsideruar vendimin si spastrim etnik ndaj serbëve në Kosovë, pretendim i cili u artikulua edhe gjatë seancës së jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ku Serbia dhe Rusia artikuluan njësoj rreth çështjes së dinarit. “Pretendimi për ‘spastrim etnik’ është i pavërtetë. Por është e rëndësishme për Prishtinën që të sigurojë sa më mirë që të mundet që interesat e të gjithë qytetarëve të saj të jenë të mirëpërfaqësuara. Këtë duket se e mundëson një periudhë tranzitore, e ndjekur më pas me rregullimet e nevojshme” – analizon Serwer.

Përdorimi i dinarit serb në kryerjen e veprimeve financiare në Kosovë u ndalua me ligj që nga 1 shkurti. Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ngjalli reagime të shumta në komunat me shumicë serbe në Kosovë, Serbi dhe komunitetin ndërkombëtar./DW

Ju sugjerojmë

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh
Bota

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh

13 Janar, 2026 10:53 pm
“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton
Bota

“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton

13 Janar, 2026 10:21 pm
Austri/ Tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë
Bota

Austri/ Tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë

13 Janar, 2026 10:15 pm
VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit
Kronikë

VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

13 Janar, 2026 9:51 pm
Kryepiskopi Joan në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë europianë
Aktualitet

Kryepiskopi Joan në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë europianë

13 Janar, 2026 9:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?

13 Janar, 2026 7:26 pm
Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë
Bota

Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë

13 Janar, 2026 6:34 pm
“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?
Bota

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?

13 Janar, 2026 5:30 pm
Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit
Aktualitet

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit

13 Janar, 2026 5:06 pm
Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit
Bota

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit

13 Janar, 2026 4:26 pm
Para
Vranë të atin dhe e groposën në oborr, tre anëtarët e familjes Meta dalin sot para gjykatës

Vranë të atin dhe e groposën në oborr, tre anëtarët e familjes Meta dalin sot para gjykatës

Shkurti mbyllet me mot të ngrohtë, por si pritet të nisë Marsi? Parashikimi i motit për javën

Shkurti mbyllet me mot të ngrohtë, por si pritet të nisë Marsi? Parashikimi i motit për javën

Mbahet sot samiti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, Rama merr pjesë online

Mbahet sot samiti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, Rama merr pjesë online

TE FUNDIT

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh
13 Janar, 2026

Pas një ndërprerjeje prej gati dy dekadash, të rinjtë kroatë po thirren sërish për shërbim ushtarak. Pse e ndryshoi Kroacia...

Lexo më shumë

“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton

“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton
13 Janar, 2026

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton  nuk do t’i binden thirrjes së Kongresit për të dëshmuar në kuadër të...

Lexo më shumë

Austri/ Tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë

Austri/ Tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë
13 Janar, 2026

Tre skiatorë u bllokuan sot nga ortekët në Austri. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, kanë humbur jetën dhe mes tyre ishte...

Lexo më shumë

VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit
13 Janar, 2026

Ky është momenti kur i paraburgosuri Altin Ndoci është arratisur me vrap nga spitali i Durrësit ditën e sotme, ku bashkë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com