Life Style

A mund ta përdorim kremin kundër diellit të një viti më parë?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:58 - 03/08/20 |
Opi Nion

Sigurisht të gjithë e dimë mirë rëndësinë që ka kremi kundër diellit në verë, edhe ai për fytyrën por edhe ai për trupin.

Shpesh të gjithëve na ndodh që të na mbetet pak, (ose shumë), krem dielli nga vera e shkuar  dhe mëdyshja është: a ta përdorim edhe këtë verë apo jo?

Përgjigje kësaj pyetjeje i ka dhënë dermatologia Erin Gilbert, nga New York.

Ajo thotë se në përgjithësi kremrat e diellit e kanë afatin e skadencës për tre vite, nëse nuk hapen. Por nëse hapen, atëherë ato mund që të tjetërsojnë përmbajtjen dhe efekti mbrojtës në rastin më të mirë nuk do të jetë i plotë ose i sigurt, dhe në rast më të keq mund të shkaktojë acarim të lëkurës.

Sipas ekspertes, nëse keni një krem të një viti më parë, por nuk e keni ekspozuar në diell, atëherë në këtë rast ju mund ta përdorni atë.

Por nëse zbuloni se përmbajtja apo era e tij kanë ndryshuar, atëherë kjo tregon se ai krem nuk vlen më.

Nëse dëshironi që të përdorni kremrat për 1, 2 apo 3 vite, atëherë kremin që do të blini këtë verë, mjafton që të siguroheni që ta ruani siç duhet dhe mund ta përdorni pa problem.

Ndajeni kremin në paketim të sigurt, dhe një pjesë lereni në shtëpi dhe ruajeni në temperaturën e dhomës dhe në një vend pa lagështi.

Pas