Natyra mund të jetë e bukur por edhe e çuditshme – veçanërisht në Afrikë.
Atje ekziston një lloj peme, e cila nëse pritet pikon gjak. Pema e ka emrin ‘kiaat’ që do të thotë ‘druri i gjakut’.
Në të vertetë “gjaku” i kësaj peme nuk është gjak i vertetë, por është një lloj lëngu i cili shfaqet çdo herë që pema lëndohet – për ta shëruar atë.
Madje, mund të duket e çuditshme, por ky lloj lëngu është edhe shërues. Njerëzit atje e përdorin atë për të lehtësuar problemet e stomakut, dhimbjet e kokës, të veshit dhe madje urinën në gjak.
Për fat të keq, ky lloj druri është në zhdukje e sipër, për shkak të prerjes së shpejtë që është duke iu bërë – dhe për faktin se për t’u rritur merr shumë kohë.