Aktualitet

“A keni dorëzuar dorëheqjen?”Lleshaj:Sa rëndë e kemi gjendjen e informimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:39 - 29/09/20 |
Al Do

Në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka dhënë përgjigje fjalëve nëse ai dorëzuar dorëheqjen e tij tek kryeministri Rama.

I pyetur nga gazetarët për vërtetësinë e këtyre informacioneve, Sandër Lleshaj tha se lajme të tilla tregojnë “sa rëndë është gjendja e informimit në Shqipëri”.

Ai ka shtuar se është në detyre dhe vazhdon ta kryej ketë funksion me përkushtim maksimal.

Unë nuk ju mësoj dot mjeshtërinë tuaj, që duhet të verifikoni vetë burimet që besoni burimet apo jo. Nëse ju besoni është përgjegjësia juaj. I kam dëgjuar vonë, lajmet për shkak të angazhimit dhe nuk e kam zakon të komentoj lajme që nuk kanë kuptim. Unë jam në detyrë dhe po e kryej me përkushtim maksimal. Nuk ka pasur asgjë të vërtetë në këtë histori, e cila vetëm sa provon sa rëndë e kemi gjendjen e informimit apo dezinformomit në Shqipëri.”, tha ministri Lleshaj. /Opinion.al

Pas