Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A keni dëgjuar për Krioterapinë?Funksionon për uljen në peshë dhe jo vetëm

2018/10/06 at 9:52 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
A keni dëgjuar për Krioterapinë?Funksionon për uljen në peshë dhe jo vetëm

Quhet “Kriosauna”, ose ndryshe: sauna e të ftohtit, një trajtim mirëqënieje, e cila për vetëm tre minuta ekspozim në të ftohtë shumë intensiv, premton efektin anti-moshë dhe një ‘shkundje’ të metabolizmit. Funksionon për të humbur peshë dhe për të përmirësuar në përgjithësi shëndetin tonë, përfshirë edhe atë seksual.


I vetmi kusht është ekspozimi, për tre minuta në temperaturën 170 gradë nën zero, duke u futur në një dhomë me avull azoti të ngrirë.

Një modë e tillë ekstreme është edhe ajo që është përhapur shumë përtej oqeanit, e cila konsiston në futjen e njeriut në dushe ose vaska të akullta, për të shijuar avantazhet e të ashtuquajturit ‘stressi pozitiv’.

Bëhet fjalë vetëm për tendenca marketingu të mirëqënies, apo ‘tortura e akullit’ ka baza shkencore?

Pikë së pari theksojmë se terapia e të ftohtit nuk është një risi: cilësitë kurative në temperatura të ulëta janë të njohura që nga antikiteti dhe në kohët e shkuara janë studiuar, derisa kanë arritur në perfeksionim që ne njohim sot.

I ftohti mund të jetë i dobishëm për të kuruar një sërë shqetësimeh, si për shembull uljen e temperaturës, uljen e traumave muskulare.

Në dermatologji përdoret kriokirurgjia për të trajtuar disa probleme të lythave, angiomave dhe shenjave të plagëve.

Akulli ka edhe funksion analgjeziku të përkohshëm, pasi i ftohti ndalon transmetimin e impulseve të dhimbjes dhe bën relaksimin e muskujve, sepse muskujt nuk arrijnë të kontraktohen në temperatura të ulëta.

Për këtë arsye, shumë sportistë, mes të cilëve edhe Cristiano Ronaldo, kanë zakonin t’u nënshtrohen banjove të akullit për të përmirësuar gjendjen muskulare pas stërvitjes.

Kohët e fundit parimet e terapisë në të ftohtë po kalojnë edhe në botën e spa-ve. Dushet apo banjot në të ftohtë duket se japin efekte fizike dhe psikologjike që lehtësojnë shumë.

Pikë së pari transformon mënyrën jetojmë problemet. Praktikisht, çdo gjë që kërkon sforcim fizik ka efektin për të na bërë më të fortë.

Në veçanti, i ftohti intensiv duhet të na dhurojë më tepër kthjelltësi mendore, aftësinë për të punuar më shumë orë dhe me më shumë energji, performancë më të mirë seksuale dhe jo vetëm kaq. Edhe jetë më të gjatë.

Sipas shkencës, faktikisht, të futesh në ujë të akullt stimulon sistemin vaskular në thellësi, prodhon një hyrje më të mirë të gjakut dhe përmirësor sistemin kardio-vaskular.

Banjot e akullta shërojnë dëmet që derivojnë nga aktiviteti sportiv shumë intensiv.

Sipas disa studimeve ama, efektet pozitive të banjave të të ftohtit kanë origjinë psikologjike: në fakt i ftohti, na transmeton një lloj energjie dhe rregullon hormonet e stresit, por nuk duket se ka efekte të çmuara mbi metabolizmin dhe peshën.

“Kriosauna”, edhe pse në fakt është evoluimi teknologjik i banjave të akullit, është një eksperiencë shumë më ‘ekstreme’ dhe kërkon shumë kujdes.

Duhet kujtuar se krioterapia është një praktikë mjekësore dhe duhet kryer në prani të personave të specializuar dhe pas disa analizave të përgjithshme të personit që dëshiron t’i nënshtrohet.

Kriosauna është në fakt një makinë e vërtetë që prodhon të ftohtë: konsiston në një cilindër të veçantë në të cilin futesh, duke veshur vetëm të brendshme pambuku, çorape dhe nallane tek këmbët.

Qëndrohet në këmbë, me kokën dhe qafën jashtë, ndërkohë që lirohet një re azoti që nga gjendja e lëngshme kalon në gjendje gazi, duke arritur në temperatura nga 110 në 170 nën zero, në të cilën qëndrohet nga 1 minutë në tre.

Në këtë kohë, i ftohti penetron në pak milimetra nën lëkurë, duke provokuar një gjendje të pjesshme letargjie.

Sipas mbështetësve të kësaj procedure, efektet në trup janë të pannumërta: Nga ulja e stresit, tek mos plakja, nga konsumi i 900 kalorive në vetëm 3 minuta trajtim, tek heqja e celulitit e madje edhe në përmirësimin e gjendjeve të ankthit dhe depresionit.

Kriosauna premton të stimulojë sistemin imunitar, parandalimin dhe përmirësimin e osteoporozës, uljen e kolesterolit dhe triglicerideve, përmirësimin e patologjive si psioriasis, madje edhe efekte pozitive në përmirësimin e jetës seksuale.

Studimet e fundit konfirmojnë cilësitë anti-inflamatore dhe anti-oksiduese të kësaj terapie, por është mirë të nënvizojmë se deri tani nga “Food and Drug Administration”, agjensia amerikane që mbikqyr ilaçet, terapitë dhe shëndetin, nuk i njeh përfitimet e saunës së të ftohtit.

Etiketa: Kriosauna


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 29 maj 2025

29 Maj, 2025 8:16 am
Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë
-Jetë dhe Stil

Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë

26 Maj, 2025 8:04 pm
Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë
-Jetë dhe Stil

Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë

26 Maj, 2025 6:08 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Para
“Shkova fëmi dhe u ktheva plakë”, Klora Merlika 45 vite në internim

“Shkova fëmi dhe u ktheva plakë", Klora Merlika 45 vite në internim

Gazetari i njohur: Dosja që do të trazojë shumë ujëra në Tiranë

Gazetari i njohur: Dosja që do të trazojë shumë ujëra në Tiranë

Femrat flirtuese janë makth: Ja si ti dalloni ato

Femrat flirtuese janë makth: Ja si ti dalloni ato
















TE FUNDIT

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni. Sllovenia ka...

Lexo më shumë

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
6 Qershor, 2025

Një ndeshje futbolli, e cila i vlen Kombëtares drejt ëndrrës për Botërorin 2026. Por, nëse përballja e 7 qershorit po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com