Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka vepruar Evropa ngadalë në armatosjen e Ukrainës?

2023/02/22 at 5:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A ka vepruar Evropa ngadalë në armatosjen e Ukrainës?

Një vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë pritet që tanket e para të prodhimit gjerman, të mbërrijnë së shpejti në vijën e frontit për të mbështetur trupat ushtarake të Kievit.

Gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, Gjermania dhe vendet e tjera evropiane janë përpjekur të reagojnë për të mos lejuar përhapjen e konfliktit më të madh në kontinent, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga Berlini, kritikët thonë se ata nuk kanë vepruar aq shpejt sa duhet.

Trupat ukrainase filluan të stërviten me tanket ‘Leopard 2’, të prodhimit gjerman, në fillim të këtij muaji në Poloni. Berlini ra dakord të dërgonte 14 prej këtyre tankeve, të avancuar, në janar, pas disa muajsh trysnie nga aleatët. Britania dhe Shtetet e Bashkuara po dërgojnë gjithashtu me dhjetëra tanke të rëndësishëm për fushën e betejës. Por kjo kërkon kohë. Asnjë nuk ka arritur ende në vijën e frontit dhe Ukraina thotë se do të ketë nevojë për qindra tanke të tjerë. Gjermania i ka hedhur poshtë akuzat se ka vepruar shumë ngadalë në armatosjen e Ukrainës.

“Bëjmë mirë të peshojmë me kujdes të gjitha pasojat e veprimeve tona dhe të këshillohemi nga afër për të gjitha hapat e rëndësishëm mes aleatëve, sepse kjo është një luftë afër nesh, në Evropë, një luftë e rrezikshme”, ka thënë Kancelari gjerman Olaf Scholz.

Në dymbëdhjetë muaj, Berlini ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj Moskës. Një vit më parë, Rusia plotësonte 60 për qind të nevoja të Gjermanisë për gaz. Tashmë Berlini e ka ndalur tërësisht importin. Disa ditë pas sulmit, Berlini njoftoi një rritje prej 107 miliardë dollarësh të shpenzimeve për mbrojtjen. Por analistja Sarah Pagung, thotë se vihet re një ngurrim publik dhe politik, për t’u përfshirë më thellë në Ukrainë.

“Të paktën në zyrën e kancelarit, ekziston frika se ky konflikt mund të dalë jashtë kontrollit dhe se ai mund të kthehet në një konflikt NATO-Rusi. Një pasqyrë më negative e asaj që po ndodh, mund të ishte se Gjermanisë në fakt, i mungon një strategji dhe se ajo po bën vetëm atë që duhet bërë, në mënyrë që Ukraina të mbijetojë, por jo që të fitojë luftën”, thotë Sarah Pagung, përfaqësuese e Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kritikët thonë se Perëndimi ka qenë shumë i kujdesshëm në përballjen me Presidentin rus Vladimir Putin, por tani duhet t’i bëjë gjërat më mirë.

“Ne gjithmonë mendojmë lidhur me provokimet që mund t’i bëhen Vladimir Putinin, mbi kapërcimin e vijave të kuqe që ai vendos. Por çfarë ndodh me tonat?! Ne thamë pas Luftës së Dytë Botërore se kurrë më, kurrë më, kurrë më…nuk do të lejojmë që ai lloj masakrimi i miliona njerëzve që ndodhi në atë kohë, të ndodhë në një konflikt në Evropë”, thotë Fiona Hill, eksperte e Politikës së Jashtme në Institutin ‘Brookings’.

Kthimi i konfliktit në Evropë ka nxjerrë në pah ndarjet perëndimore. Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se Rusia duhet të mposhtet, por jo të shkatërrohet. Shtetet baltike duan një fitore të plotë të Ukrainës. Britania po kërkon që Kievi të marrë sa më shpejt furnizimet në armë. Por në përgjithësi, mbështetja evropiane për Ukrainën, ka rezultuar çuditërisht e qëndrueshme, thotë zonja Pagung.

“Nëse shohim se lufta do të zvarritet për dy, tre, katër apo pesë vjet, kjo është ndoshta një histori tjetër. Mbështetja e SHBA-ve është realisht çelësi për ruajtjen e konsensusit perëndimor në tërësi. Nëse shqyrtojmë shifrat, do të shohim se në thelb, Uashingtoni, po jep gjysmën e ndihmës për Ukrainën”, thotë ajo.

Kievi thotë se ka nevojë urgjente për avionë luftarakë perëndimorë, vija tjetër e kuqe me të cilën NATO dhe aleatët e saj duhet të përballen. Në Berlin dhe disa kryeqytete të tjera evropiane, ka shqetësime për pasojat e turpërimit të Rusisë, duke ndihmuar Ukrainën që të arrijë një fitore të plotë. Por kritikët e një qasjeje të tillë thonë se rreziku më i madh qëndron në një fitore ruse, ose tek një konflikt i gjatë i zvarritur, me kosto më të madhe njerëzore dhe financiare. Ndërsa lufta po hyn në vitin e dytë të saj, ky debat po vë në provë unitetin perëndimor.

Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Para
Pse shtëpitë e ndërtuara me tulla zjarri në vitet ‘80 i mbijetuan tërmetit në Turqi?

Pse shtëpitë e ndërtuara me tulla zjarri në vitet ‘80 i mbijetuan tërmetit në Turqi?

Biden: Rusia po bën një gabim të madh duke pezulluar traktatin e armëve bërthamore

Biden: Rusia po bën një gabim të madh duke pezulluar traktatin e armëve bërthamore

Fenerbahçe përjashton futbollistin me origjinë shqiptare: Krejtësisht i padisiplinuar

Fenerbahçe përjashton futbollistin me origjinë shqiptare: Krejtësisht i padisiplinuar

TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com