Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka realisht përplasje në PD?

2017/05/11 at 3:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Mos i falni hajdutët tanë!

Nga Blendi FEVZIU


Disa deklarime publike të pak deputetëve të PD-së dhe disa debate në grupin parlamentar të saj janë shndërruar në sagën e re mediatike në Shqipëri. Në varësi të orientimit politik që portalet kanë, ato janë trajtuar o si një rezistencë e fortë e brendshme kundër “autoritarizmit të Bashës” ose si një lëvizje e sponsorizuar nga Rama dhe PS për të thyer aksionin opozitar në rritje të Bashës.

Në varësi të pozicionimit fillestar, të gjithë ata që kanë qenë skeptikë janë sulmuar personalisht, janë anatemuar apo fyer, pa ju gjykuar idetë që kanë shprehur, ose janë pompuar po artificialisht, për t’i bërë më të zhurmshme dhe më alarmante disa debate thuajse fare të zakonshme. Në këtë kontekst, ajo që bie në sy është kultura e përhershme dhe që nuk po rresht e manipulimit, ku të gjithë merren me pikëpyetjen se për çfarë arsye një politikan e thotë një gjë, nga se është shtyrë dhe jo me debatin se sa real apo racional është diskutimi i tij. Një histori e vjetër në Shqipëri, atavizmi më evident i Shqipërisë së mbyllur dhe mendësisë totalitare që kemi trasheguar nga diktatura komuniste.

Natyrisht nuk kanë munguar as mediat e balancuara që e kanë konsideruar këtë si një veprim normal, madje një lloj debati që në asnjë rast nuk i ka kaluar kufijtë e normalitetit, edhe pse personat që e kanë ngritur atë kanë ndjekur rrugë të ndryshme dhe jo të ngjashme të opozitarizmit në këto 4 vjet.

Personalisht kam mbetur i befasuar nga niveli shumë i zbehtë dhe fare formal i kontestimit për vendimin e PD-së. Jo vetëm që nuk kam parë ndonjë stuhi brenda PD-së, përkundrazi, ky mund të jetë një ndër vendimet më konsensuale të saj. Që një parti të vendosë të mos regjistrohet në zgjedhje dhe të marrë vendimin që zgjedhjet të mos lejohen të zhvillohen, nuk është aspak e lehtë. Personalisht kisha menduar se ky vendim do merrej në debate të forta dhe të ashpra; në kryqëzime analizash dhe idesh të kundërta, shterrimi i të cilave, një nga një, do të çonte tek vendimi më i mirë. Besoja se të gjithë politikanët me eksperiencë do ishin aty me idetë dhe opinionet e tyre, por kjo nuk ndodhi. Të konsiderosh një qëndrim të Majlinda Bregut, disa fjali të Jozefinës apo të Patozit si kontestim, është as më pak e as më shumë t’i vësh emrin një liqeni, oqean. Nuk po llogaris këtu qëndrimin e Selamit sepse ai as nuk u duk në diskutimin që u bë në parti. Fryrja e “kontestimit” ishte thjeshtë një shërbim ndaj mazhorancës, por i pasens.

E dyta, debati i brendshëm vetëm sa e forcon dhe e konsolidon një parti. Personalisht do kisha kërkuar më shumë debat edhe për t’i dhënë  forcë opozitës dhe më shumë legjitimitet aksionit të saj.

E treta, anatemimi dhe denigrimi personal i atyre që shprehën dyshime për vendimin e Bashës, gara e postimeve në facebook  kundër tyre, ishte më shumë se sa një neveri. Kjo histori e huazuar nga komunizmi, ku të gjithë solidarizoheshin me kryqëzatën për të dënuar armiqtë e partisë, është qesharake në vitin 2017. Aq më tepër denigrimi personal dhe jo debati mbi idetë e tyre. Në këtë kontekst, disa postime në facebook kundër atyre që shprehën ndonjë ide skeptike apo kundër, duke u marrë me ta përsonalisht dhe jo me idetë, ka qenë turpi i vërtetë i politikës së djathtë!

Natyrisht, të katër ata që janë shprehur publikisht kanë ndjekur rrugë të ndryshme opozitare. Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi kanë pasur vërejtje për vendimin e jo rrallë këto katër vite edhe për drejtimin e Bashës. Por të dy ata kanë qenë zëra të spikatur opozitarë në parlament. Nuk e kanë rreshtur asnjë sekondë kritikën ndaj Qeverisë Rama, ndaj kontestimi i tyre duhet marrë seriozisht. Dhe ky qëndrim 4 vjeçar e bën kontestimin e tyre edhe më dinjitoz.

Majlinda Bregu ka zgjedhur që herët një profil të ndryshëm opozitar. E ka parë veten më shumë si një figurë konsensuale dhe e matur, një lloj vijimi i profilit që pati në vitin e fundit si Ministre e Integrimit. Ajo ka pasur më shumë qëndrimin e një “ndërkombëtareje” brenda PD, me një lloj distance nga të dyja palët, se sa atë të një opozitareje aktive. Së fundmi ajo e ka qartësuar edhe vetë pozicionin e saj, duke deklaruar në disa postime në Facebook, se ka vetëm një filozofi politike, atë të Europës. Duke lënë të kuptohet se vetë po ndjek për të shkuar atje rrugën administrative të BE dhe jo atë që Basha e quan, rruga e vlerave të vërteta të BE.

Eduard Selami është pak më i vështiri për t’u klasifikuar. Në këto 4 vite ai ska folur asnjëherë në Parlament, por ka qenë aktiv së paku dy herë në intervista në VOA. Kjo është rruga që ai ka ndjekur për të qenë në politikë, një rrugë që më gjasë është “rrugicë qorre”. Por edhe kjo është zgjedhja e tij. Një njeri që ka qenë themelues i PD, i pari Sekretar i Përgjithshëm dhe më pas Kryetar i saj për 3 vjet, duhej të kishte luajtur një rol më aktiv në këto 4 vite.

Për të gjitha këto arsye, debati brenda PD është më shumë se sa normal, madje shumë më pak i tensionuar se sa ai që kam pritur unë dhe shumë vetë. Ai duhet stimuluar dhe jo të goditet, sepse vetëm një debat i hapur dhe tolerant e bën edhe vetë aksionin e PD më të besueshëm!

Blendi Fevziu

 

Etiketa: blendi fevziu


Ju sugjerojmë

Shkodër, asgjësohen 3126 bimë narkotike/ E pësojnë 2 kryetarë fshatrash dhe një roje
Aktualitet

Shkodër, asgjësohen 3126 bimë narkotike/ E pësojnë 2 kryetarë fshatrash dhe një roje

17 Korrik, 2025 10:25 am
Operacioni në Europë godet grupin e hakerave NoName: Po sabotonin në emër të Moskës
Bota

Operacioni në Europë godet grupin e hakerave NoName: Po sabotonin në emër të Moskës

17 Korrik, 2025 10:15 am
“E mora vesh nga mediat”/Vrasja e Renis Dobrës,dy të arrestuarit mohojnë përfshirjen
Kronikë

“E mora vesh nga mediat”/Vrasja e Renis Dobrës,dy të arrestuarit mohojnë përfshirjen

17 Korrik, 2025 10:03 am
Drejtoria e Tatimeve: Në 3 ditë u bllokuan 20 ton mallra!
Aktualitet

Drejtoria e Tatimeve: Në 3 ditë u bllokuan 20 ton mallra!

17 Korrik, 2025 9:56 am
67 vite nga “Tana”, filmi që theu tabutë në kinemanë shqiptare
Kryesore

67 vite nga “Tana”, filmi që theu tabutë në kinemanë shqiptare

17 Korrik, 2025 9:41 am
Meta reagon nga qelia:  Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve
Aktualitet

Kërkon zbutjen e masës së sigurisë/ Apeli i Posaçëm vendos sot për Ilir Metën

17 Korrik, 2025 9:35 am
Qeveria gjermane planifikon fabrika të reja gjysmëpërçuesish
Bota

Qeveria gjermane planifikon fabrika të reja gjysmëpërçuesish

17 Korrik, 2025 9:24 am
Sekuestrohen mbi 90 sete çadrash dhe shezlongësh të vendosura pa leje në Currila
Aktualitet

Sekuestrohen mbi 90 sete çadrash dhe shezlongësh të vendosura pa leje në Currila

17 Korrik, 2025 9:17 am
Presidenti i Sirisë: Mbrojtja e druzëve, prioritet jetik në mes të krizës
Bota

Presidenti i Sirisë: Mbrojtja e druzëve, prioritet jetik në mes të krizës

17 Korrik, 2025 9:10 am
Turqi: Ndalime dhe ndëshkime, valë e re presioni ndaj medias
Bota

Turqi: Ndalime dhe ndëshkime, valë e re presioni ndaj medias

17 Korrik, 2025 8:58 am
Para
Intervista/ Bylykbashi: Ja “kleçka” që e konsideron Elvis Rroshin ende në detyrë

Ankesa në Kolegj, Bylykbashi i përgjigjet Denar Bibës: Shut up!!!

Tronditëse/ Babai godet me sopatë fëmijën e mitur

Memaliaj/ 47 vjeçari godet me sëpatë të riun, pas një konflikti për pronën

Ironia e Nard Ndokës/ Ja zarfat për Ramën dhe Metën!

Foto/ Çfarë i bën bashkë 'kokë më kokë' krerët e 4 partive?
















TE FUNDIT

Shkodër, asgjësohen 3126 bimë narkotike/ E pësojnë 2 kryetarë fshatrash dhe një roje

Shkodër, asgjësohen 3126 bimë narkotike/ E pësojnë 2 kryetarë fshatrash dhe një roje
17 Korrik, 2025

Gjenden dhe asgjësohen 3126 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në Shkodër. Vijon operacioni i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të...

Lexo më shumë

Operacioni në Europë godet grupin e hakerave NoName: Po sabotonin në emër të Moskës

Operacioni në Europë godet grupin e hakerave NoName: Po sabotonin në emër të Moskës
17 Korrik, 2025

Funksiononte kështu: rekrutoheshin përmes disa kanaleve në Telegram, në emër të një përkatësie të përbashkët ndaj kauzës ruse. U kërkohej...

Lexo më shumë

“E mora vesh nga mediat”/Vrasja e Renis Dobrës,dy të arrestuarit mohojnë përfshirjen

“E mora vesh nga mediat”/Vrasja e Renis Dobrës,dy të arrestuarit mohojnë përfshirjen
17 Korrik, 2025

Policia dhe prokuroria kanë marrë në pyetje dy të arrestuarit për vrasjen e Renis Dobrës, Fation Bushgjokajn dhe Petrit Çakrrin....

Lexo më shumë

Drejtoria e Tatimeve: Në 3 ditë u bllokuan 20 ton mallra!

Drejtoria e Tatimeve: Në 3 ditë u bllokuan 20 ton mallra!
17 Korrik, 2025

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë ka vijuar aksionin për formalizimin dhe rritjen e sigurisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com